Ndryshimet klimatike dhe fenomenit El Niño, çfarë dimri e pret Europën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) konfirmoi zyrtarisht rikthimin e fenomenit të motit El Niño në muajin korrik, ekspertët bëjnë me dije se kushtet ekstreme të motit ka të ngjarë të vazhdojnë edhe gjatë dimrit, dhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Në mbështetje të kësaj, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) tha se ka një shans 95 për qind që një sezon i moderuar deri në të fortë i El Niño-s të vazhdojë deri në shkurt të vitit 2024.

El Niño është një fenomen i ngrohjes së temperaturës së ujërave në pjesët lindore dhe qendrore të Oqeanit Paqësor dhe shoqërohet me shfaqjen e kushteve ekstreme të motit – nga ciklonet tropikale te reshjet e mëdha deri te thatësira.

Çfarë lloj dimri mund të presim në Evropë?

Efektet e El Niño zakonisht zgjasin nga 9 deri në 12 muaj, ndonjëherë edhe vite, duke arritur kulmin midis nëntorit dhe janarit. Shkencëtarët nuk e kanë kuptuar ende pse ndodh kjo, duke sugjeruar se ka shumë që ne nuk dimë për modelet e motit.

Fenomeni aktual pritet të vazhdojë deri në vitin 2024 dhe ekspertët parashikojnë se do të forcohet edhe më shumë në muajt në vijim dhe do të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, enigma e ndërlikuar e sistemeve të motit në botë e bën të vështirë parashikimin se si do të ndikojë El Niño në motin e Evropës gjatë vitit.

Sipas ekspertëve, në perëndim, El Niño mund të sjellë një dimër të butë dhe të lagësht. Në pjesën e Evropës veriore, dimri mund të jetë më i thatë dhe më i ftohtë, ndërkohë sipas parashikimeve në Evropën Jugore mund të sjellë kushte më të lagështa.  /  S.M

Të fundit

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

“Një bombë është vendosur, do shpërthejë”/ Sekretari i Kuvendit zbulon mesazhin kërcënues

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai nuk...

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama...

Pavarësia Algjerisë: Lindja e vetëdijes kombëtare, fundi i kolonializmit francez

5 korrik 1962 Më 5 korrik 1962, Algjeria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Franca, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të përgjakshëm dhe më...

Lajme të tjera

Web TV