Studimi: Rriten me 80% rastet e kancerit tek moshat nën 50 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas studimit më të madh të këtij lloji, numri i personave nën 50 vjeç në mbarë botën që janë diagnostikuar me kancer është rritur me gati 80% në tre dekada.

Rastet globale të kancerit u rritën nga 1.82 milion në 1990 në 3.26 milion në 2019, ndërsa vdekjet nga kanceri tek personat në të 40-at, 30-at ose më të rinj u rritën me 27%.

Më shumë se një milion persona nën moshën 50-vjeçare në vit po vdesin nga kanceri, zbulon hulumtimi.

Ekspertët janë ende në fazat e hershme për të kuptuar arsyet e rritjes së rasteve. Autorët e studimit, të publikuar në BMJ Oncology, thonë se dieta e dobët, përdorimi i alkoolit dhe duhanit, pasiviteti fizik dhe obeziteti ka të ngjarë të jenë ndër faktorët.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se incidenca e kancerit tek të rriturit nën moshën 50 vjeç është rritur në pjesë të ndryshme të botës gjatë dekadave të fundit.

Studimi i fundit, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut në Skoci dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Zhejiang në Hangzhou, Kinë, ishte i pari i këtij lloji që shqyrtoi çështjen në një shkallë globale dhe faktorët e rrezikut për më rinjtë.

Shumica e studimeve të mëparshme u fokusuan në dallimet rajonale dhe kombëtare. Në këtë studim global, studiuesit analizuan të dhëna nga 204 vende dhe 29 lloje të kancerit.

Ata shqyrtuan rastet e reja, viktimat, pasojat shëndetësore dhe faktorët e rrezikut kontribues për të gjithë personat e moshës 14 deri në 49 vjeç për të vlerësuar ndryshimet midis 1990 dhe 2019, raporton abcnews.al.

Në vitin 2019, diagnozat e reja të kancerit tek moshat nën 50 vjeç arritën në 3.26 milionë, një rritje prej 79% në krahasim me shifrën e vitit 1990. Kanceri i gjirit përbën numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve, përkatësisht 13.7 dhe 3.5 për çdo 100,000 të popullsisë globale.

Lexo edhe :  Kush është Eyal Zamir, gjenerali "rebel" që i tha jo "Bibit" për pushtimin e Gazës?

Rastet e fillimit të hershëm të kancerit të prostatës u rritën më shpejt ndërmjet viteve 1990 dhe 2019. Në anën tjetër të spektrit, rastet e kancerit të mëlçisë ranë me rreth 2.88% në vit.

Një total prej 1.06 milionë nën-50 vjeç vdiqën nga kanceri në vitin 2019, një rritje prej 27% në krahasim me shifrën e vitit 1990.

Pas kancerit të gjirit, numri më i lartë i vdekjeve ishte i lidhur me kancerin e mushkërive, stomakut dhe zorrëve.

Gjithashtu numri më i madh i viktimave u regjistrua te njerëzit me kancer të veshkave ose vezoreve.

Normat më të larta të kancerit në vitin 2019 u regjistruan në Amerikën e Veriut, Oqeaninë dhe Europën Perëndimore.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme u prekën gjithashtu, dhe shkalla më e lartë e vdekjeve në mesin e moshave nën 50 vjeç ishte në Oqeani, Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, raporton abcnews.al

Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, kancer kishte një ndikim shumë më të madh te gratë sesa te burrat, për sa i përket shëndetit të dobët dhe vdekjeve.

Faktorët gjenetikë ka të ngjarë të luajnë një rol, thanë studiuesit. Por dietat e pasura me mish të kuq dhe kripë dhe me pak fruta dhe qumësht, së bashku me përdorimin e alkoolit dhe duhanit, janë faktorët kryesorë të rrezikut, me pasivitetin fizik, peshën e tepërt dhe faktorët që kontribuojnë në sheqerin e lartë në gjak, sipas të dhënave./  S.M

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV