Video/ Ekuipazhi i tragetit hedh në det 36-vjeçarin, helikat i shkaktojnë vdekjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi në Portin e Pireut, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh në det nga ekuipazhi i tragetit “Blue Horizon”.

Krimi i paprecedentë ka tronditur opinionin publik në shtetin fqinj. E gjithë ngjarja është filmuar me kamara amatore nga qytetarë të ndryshëm.

Siç duket në filmime, por edhe sikurse raportojnë mediat greke, 36-vjeçari, i identifikuar si Antonis Karyotis, shihet që po shkon me nxitim të kapë tragetin që sapo do të nisej nga Porti i Pireut drejt Portit të Iraklios në Kretë.

Në portën e tragetit qëndronin 2 persona, ekuipazh i anijes, të cilët nuk lejojnë pasagjerin 36-vjeçar që të hipte. Ata e shtynë me duar, edhe pse viktima kishte një biletë për në traget.

Teksa po e shtynin, porta e tragetit nisi të mbyllej dhe 36-vjeçari u rrëzua në ujë e për pasojë humbi jetën.

Pasagjerët e tjerë të tragetit e përshkruajnë skenën drithëruese, teksa ngjarja ka shkaktuar zemërim në publik.

Të pranishmit kanë thënë për mediat greke se pasi 36-vjeçari u rrëzua në det, anëtari i ekuipazhit që e shtyu, veproi sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe tha “Vazhdojmë”. Askush nuk tentoi ta ndihmonte viktimën.

Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Familja e viktimës e konsideron vrasje vdekjen e 36-vjeçarit. Ndërkohë autoritetet kanë të sekuestruar edhe biletën që 36-vjeçari kishte rezervuar për linjën e tragetit./E.T

mj

Të fundit

Paralajmërim për fruthin gjatë pushimeve: Rastet po rriten

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rritjen e rasteve me fruth në disa vende të Europës, duke ngritur...

Trump korrigjon shkarkimet e Elon Musk dhe rikthen punonjësit në detyrë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka nisur të rikthejë në punë një pjesë të nëpunësve të lartë që ishin detyruar ose nxitur të...

Çmimet e apartamenteve/ Gjokutaj: Të hartohet një strategji për banesat

Është kufizuar dhënia e kredive për blerje banese. Vendimi i Bankës së Shqipërisë u publikua në fletoren zyrtare dhe parashikon që bankat të mos...

E pamundura

Nga Ben Andoni Nëse nuk do ishte pragndeshja e përfaqësueses tonë të futbollit kundër Serbisë, atëherë çështja e rinumërimit të qindra kutive të votimit në...

“S’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

Qytetarja nga Lezha, Mimoza Kolndreu, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitin 2016 kuptoi se vuante nga diabeti dhe në vitet...

Lajme të tjera

Web TV