Shtrohet rruga “Grigor Cilka”/ Veliaj: Po sistemojmë zonat më në periferi të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Grigor Cilka”, rruga që ndodhet në pjesën juglindore të Tiranës dhe shtrihet në një zonë informale me ndërtime të pas viteve ’90, po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet dhe u shpreh mirënjohës për faktin se ato po kryhen në kohë rekord, ndonëse në temperatura të larta të gushtit që sapo lamë pas: “Jam shumë krenar për skuadrën tonë, që e kaloi verën në krye të punëve.

Volumi më i madh i punës kanë qenë muret mbajtëse, muret ndarëse, shtrati i rrugës, kolektorët, që sistemojnë ujërat e bardha në një lagje, e cila s’ka qenë as pjesë e Farkës, as e Saukut, as e Njësisë 2, prandaj është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe”.

Veliaj tha se periferia e Tiranës dhe sidomos zonat kufitare mes njësive, janë prioritet i këtij mandati të tretë. “Angazhimi ynë është se në këtë mandat do të punojmë për zonat kufitare, si zona mes Dajtit dhe Njësisë 4, mes Shkozës dhe Njësisë 1, mes Farkës dhe Saukut.

Këtu jemi duke ‘qepur’ periferitë me lagjet kryesore të Tiranës, – Njësia 2 takohet me Farkën dhe Lundrën, ndërkohë një pjesë e madhe e trafikut që dilte në Rrugën e Elbasanit, një pjesë e madhe e trafikut që dilte tek Sanatoriumi dhe që ngushtonte atë rruge, edhe për ambulancat, edhe për nevojat spitalore, tani fare mirë mund të përdoret për rrugë paralele, që lidh një lagje me njerëz jashtëzakonisht punëtorë,” u shpreh ai.

Urbanizimi sjell zhvillim dhe rritje të vlerës së çdo shtëpie, tha më tej kryebashkiaku. “Nëse shikon ndërtimet e bëra këtu, qartazi janë njerëz që kanë sakrifikuar, kanë kursyer nga emigracioni, por kur vjen urbanizimi është një lajm i mirë për të gjithë.

Lexo edhe :  Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Ardhja e urbanizimit, jo vetëm e rrugës, por edhe ndriçimeve dhe kanalizimeve, e qep lagjen me pëlhurën e madhe të Tiranës.

Ndaj, dua që të vazhdojmë me intensitet maksimal, për të kapur sa më shumë ditë dhe volum pune me kohë të mirë, që pastaj gjatë shirave të kemi mundësi të kemi një tjetër rruge, ku nuk të prek këmba në baltë dhe një tjetër lagje ku lëviz komunikimi dhe i është rritur vlera e pronës,” deklaroi më tej Veliaj.

Sot, shtoi kreu i Bashkisë, kemi një situatë ku në Tiranë vlera e pronës është rritur mbi tre herë në disa lagje, por sidomos në ato lagje që urbanizohen për herë të parë aty është dhe rritja më e madhe e vlerës së pronës. /  S.M

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV