Visjan Ukcenaj tregon momentin më të vështirë ekonomik: U mbylla në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse shumica e showbizzit shqiptar shfaqen me veshje dhe makina luksoze, në fillimet e karrierës disa prej tyre kanë pasur një jetë mjaft të vështirë.

Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, në një intervistë të dhënë ka bërë një rrëfim të ndjerë për periudhën kur priste të bëhej baba.

Në vend që të gëzohej, Visjani tregon se ajo ka qenë periudha më e keqe për të nga ana financiare ku shtëpia ishte në gjendje të mjerueshme.

“Periudha më e vështirë e jetës time, sa i përket anës financiare për mua është viti 2018 kur ne patëm një tranzicion pasi u shkëputëm nga Vizion Plus në Tv Klan. Duke qenë se ishim në pritje të djalit, sapo kishim marrë një shtëpi më të madhe dhe ajo ka qenë në kuptimin e vërtetë të fjalës periudha kur mbetëm pa ‘kokërr leku në xhep’. Bashkë me Jonën, e cila ishte shtatzënë kërkonim nëpër xhepa pantallonash nëse ka mbetur ndonjë lek dhe ajo ka qenë vera më e vështirë në jetën time dhe e vetmja që ne nuk kemi bërë asnjë ditë plazh nga mungesa e parave. Nuk kemi dalë fare nga shtëpia për disa javë me radhë. Natyra ime sedërlie nuk më linte të kërkoja ndihmë apo hua as nga familja ime” – u shpreh aktori në intervistë./E.Ç

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV