Goditja e kanabisit/ Balla: Përgëzime policisë, operacion tepër i vështirë në disa zona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e Policisë së Shtetit e cila ka bërë të mundur asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e autorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se deri më tani në shkallë vendi janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar.

“Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë).

Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona. Përgëzime Policisë së Shtetit”, shkruan Balla. /  S.M

Të fundit

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet...

9 gjëra që nuk duhet t’ia lini kurrë ChatGPT t’i bëjë për ju

Inteligjenca artificiale sigurisht që na e ka bërë jetën e përditshme më të lehtë, duke marrë përsipër detyra që i konsiderojmë të lodhshme ose...

Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Ky...

Zhgënjen Dinamo, “nëndetsja” mposhtet thellë në Poloni ndaj Jagiellonias

Dinamo e Ilir Dajës është mposhtur me rezultatin 3 me 0 në duelin e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës ndaj polakëve...

Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Italianët janë populli më i pastër në Europë. Sipas një publikimi të fundit, ka 95% shanse që një qytetar apo qytetare italiane të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV