Stuhia “Daniel” që ka goditur Europën, ekspertja e IGJEUM zbulon nëse do preket Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka asnjë rrezik që vendi ynë  të preket nga stuhia Daniel, e cila ka goditur disa vende të Evropës dhe ka shkaktuar dhe viktima.

Në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Anira Gjoni, eksperte e IGJEUM deklaroi se në ditët në vazhdim do të të kemi një mot me vranësira, kthjellime dhe me reshje të dobëta.

Duke vijuar më tej, Gjoni tha se shtatori do të jetë i ngrohtë, dhe temperaturat do të jenë 2-3 gradë Celcius më të larta sesa temperaturat që karakterizojnë këtë muaj.

“Jo vendi ynë nuk preket nga stuhia Daniel. Nuk do prekemi as ditët në vazhdim. Pritet të kemi mot me vranësira dhe kthjellime.

Në disa qytete do kemi reshje të dobëta. Nuk parashikojnë që stuhia të vijë tek ne. Moti do vazhdojë siç ka qenë përgjatë këtyre ditëve.

Temperaturat në bregdet do variojnë 23-30 gradë Celcius. Në vendet e ulëta do të variojnë 21-32 gradë Celcius. Vendet malore do të karakterizohen nga temperaturat 15-23 gradë Celcius. Reshjet të dobëta lokale pritet të kemi, kryesisht në jug të vendit.

Normale nuk janë pasi nuk duhet të këtë stuhi të tilla në muajin shtator, por duke qenë se klima po ndryshon po shkojmë drejt ngrohjes së klimës dhe stuhitë janë bërë më të shpeshta. Në 5 vitet e fundit jemi hasur me stuhi të tilla më shumë se në vitet e kaluara. Nuk janë normale.

Muaji shtator do jenë më i ngrohtë 1-3 gradë sesa duhet t’i ketë muaji. Për dimrin do ju përditësojmë me anë të informacioneve më anë të buletineve. Do të jetë një shtator i ngrohë, jo i nxehtë siç ishte gushti. Do të ketë shira të herëpashershëm”, tha Gjoni. / S.M

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV