“Kurrë më WizzAir”!/Ish-ministri denoncon: Orë të tëra peng në aeroport, avioni nuk u nis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri Ylli Manjani ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në aeroportin e Athinës ku kompania Ëizz Air ka braktisur udhëtarët në mes të rrugës duke mos u dalë për zot për asgjë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Manjani thekson se familja e tij ishte mbajtur peng për orë të tëra në aeroport duke shtyrë fluturimin dy herë dhe më pas avioni nuk u nis fare.

Manjani shkruan pasi u nxorën nga avioni, udhëtarëve nuk iu dha mundësia e hotelit por iu tha se duhej të flinin ku të mundenin.

Asnjë mirkuptim nuk mund të tregojmë ndaj kësaj kompanie që ofron shërbim ç’njerzor. Na janë shtyrë e madje edhe anuluar fluturime edhe të linjave të tjera, por na kanë trajtuar njerëzisht. Na është prishur terezia, por kemi thënë “ndodhin këto gjëra”.

Wizzair jo! Trajtimi ç’njerzor është krim jo shërbim.

E sigurtë është që nuk do ti blejmë më shërbim këtyre palaçove të papërgjegjshëm!

Ptu!”, shkruan Manjani në Facebook!

Statusi i plotë

Wizzair?

Never ever again!

Kurrë më! Asnjëherë!

Mbrëmë, avioni i linjës Athinë-Tiranë nuk u nis. Që fluturimet anulohen kjo ndodh, por që pasagjerët të trajtohen ç’njerzisht, kjo është e papranueshme!

Pasi kishin njoftuar dy herë shtyrjen e orarit të fluturimit, që do të thotë pritje në aeroport te gate, diku rreth orës 12:00 të natës avioni imbarkohet, por nuk niset, megjithse me pasagjerë në bord. Për më shumë se 2 orë kështu… Tmerr. As në qiell e as në tokë. Pengmarrje.

Pas 2 orë e kacafiu kujtohen të thonë se avioni nuk niset. Pasagjerët dalin nga avioni, rihyjnë në aeroport dhe lihen aty praktikisht në mes të katër rrugëve. Asnjë mundësi akomodimi!!! “Flini ku të mundeni”.

Nuk dihet do niset apo jo sot një avion tjetër!!!

Kjo i ka ndodhur familjes time mbrëmë.

Disa muaj më parë na ndodhi thuajse e njëjta gjë në linjën Eindhoven-Tiranë. Im bir pati të një përvojë shumë të keqe prej 6 orësh pritje dhe pa informacion..

Asnjë mirkuptim nuk mund të tregojmë ndaj kësaj kompanie që ofron shërbim ç’njerzor. Na janë shtyrë e madje edhe anuluar fluturime edhe të linjave të tjera, por na kanë trajtuar njerëzisht. Na është prishur terezia, por kemi thënë “ndodhin këto gjëra”.

Ëizzair jo! Trajtimi ç’njerzor është krim jo shërbim.

E sigurtë është që nuk do ti blejmë më shërbim këtyre palaçove të papërgjegjshëm!

Ptu!/E.T

Të fundit

“I merrnin rrogën, e linin pa bukë”. Dalin dëshmitë për ngjarjen e Fierit

Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre...

Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në ngjarje janë përfshirë një automjet dhe një...

Plazhet publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Ja ndryshimi

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa Leao, i cili u provua...

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i...

Lajme të tjera

Web TV