Baballarët që bëjnë këto 4 gjëra, rrisin vajza të suksesshme dhe të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si nënat, baballarët kanë një rol udhëzues shumë të rëndësishëm në edukimin e vajzave të tyre. Ndërsa të dy mund të ndryshojnë në mënyrën se si shprehin ndjenjat, së bashku ata janë modeli që do të përcaktojë një pjesë shumë të rëndësishme të personalitetit të fëmijëve në të ardhmen. Për këtë arsye, është thelbësore të dini se si ta shijoni më së miri kohën së bashku, veçanërisht në ato vite kur vajzat duhet të ndjehen të mbrojtura, të dashura dhe të mbështetura.

Kjo është arsyeja pse sot ne duam të rendisim 4 gjërat që të gjithë baballarët duhet të marrin në konsideratë për t’i bërë vajzat e tyre, të rriten e të bëhen gra të forta dhe të sigurta.

1- Jepuni gjithmonë vëmendjen tuaj

Edhe pse shumë baballarë ndonjëherë nuk e dinë, vajzat e tyre i shohin si superheronj që i shpëtojnë ato nga çdo e keqe që mund të ndodhë. Jepuni vajzave tuaja gjithë vëmendjen e mundshme kur kanë nevojë për të. Me kalimin e kohës, marrëdhëniet forcohen dhe, në të ardhmen, do të lehtësojnë komunikimin dhe besimin.

2- Merreni për dore

Një veprim i thjeshtë si marrja për dore mund të bëhet një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet që të dy do të ruajnë gjatë gjithë jetës së tyre. Ndjesia e shtrëngimit të dorës së babait është sinonim i mbrojtjes dhe sigurisë që do ta bëjë atë të ndihet më e fortë dhe e mbështetur nesër. Eshtë e rëndësishme që ajo të dijë se mund të besojë tek ju.

3- Mundohuni ta bëni të jetojë gjithmonë përvoja të reja

Përvojat janë një pjesë e rëndësishme e formimit të një vajzë. Udhëtimi, shikimi i filmave ose shëtitjet janë vetëm një pjesë e vogël e gjërave që mund të bëni së bashku, për të forcuar lidhjen tuaj dhe për të mësuar në të njëjtën kohë.

Lexo edhe :  Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

4- Mësojini një art ose një sport

Si arti ashtu edhe sporti janë aktivitete që lehtësojnë edukimin e fëmijëve, jo vetëm sepse rrisin aftësitë e tyre, por gjithashtu i lejojnë të kalojnë një pjesë të kohës në diçka produktive dhe të shëndetshme./E.Ç

Të fundit

Vonesat e fluturimeve, shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të...

Pasi ia “nxiu faqen”/ Adriana Kalas i ‘plas’ dashuria për Berishën: Nuk e tradhtoj!

Adriana Kalaja thotë se Edi Rama ka tentuar ta blejë atë me anë të një biznesmeni të fuqishëm por ajo nuk pranoi dhe qëndroi...

Kredia e bankave shqiptare jashtë vendit arrin nivelin më të lartë në shtatë

Sektori bankar ka rritur ndjeshëm kreditimin jashtë vendit në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në...

Suvatimi i Spaçit!/ Godole: Shumë mirë që bëhen filma, por burgut i është bërë makijazh

Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, në një lidhje me Skype me News 24 u shpreh se burgu i Spaçit...

Sezoni veror nis me fluks të madh në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë

Fillimi i sezonit turistik veror dhe rritja e temperaturave kanë sjellë një shtim të ndjeshëm të pushuesve në bregdetin e Lezhës, duke krijuar fluks...

Lajme të tjera

Web TV