Poni pendohet për ndërhyrjet estetike në fytyrë, i bën thirrje vajzave: Mendojeni mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërhyrjet estetike janë bërë një trend në ditët e sotme, ku vajzat për shkak të pasigurive në pamjen fizike dhe dëshirës për t’u dukur bukur, mund të bëjnë dhe zgjedhje të gabuara.

Një ndër personazhet publike që pranon publikisht ndërhyrjet estetike dhe që është penduar, është këngëtarja Poni.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se është penduar që ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj. Ajo ka publikuar disa foto nga mbrëmja e maturës dhe shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat. Këngëtarja i bën thirrje vajzave që të mos i nënshtrohen ndërhyrjeve dhe të trashëgojnë brez pas brezi bukurinë e tyre natyrale.

“Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni në mbishkrimin e fotove./E.Ç

Të fundit

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Lajme të tjera

Web TV