Mafia italo-shqiptare, njihuni me bosin Rebeshi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Viterbo të Italisë, rreth një muaj më parë u vunë në pranga 30-vjeçari David Rebeshi, 24-vjeçari me iniciale K.A., një 23-vjeçar me iniciale L.V. dhe I.F., 21 vjeç.

Kaq ishin të dhënat që vinin nga media vendase. Sepse vetëm kaq kishte njoftuar policia.

Ata dolën para gjykatës në një seancë maratonë ku u vendos që të gjithë të qëndronin në qeli. Media vendase i ka kushtuar shumë rëndësi këtij grupi. Madje i konsiderojnë edhe mafiozë.

Rebeshi është vëllai i të ashtuquajturit “bos mafioz” të Viterbes, Ismail Rebeshit. Ky i fundit i arrestuar një vit më parë nën akuzat e trafikut të drogës dhe posedimit të armëve. Tashmë edhe i vëllai që kishte mbetur jashtë është vënë në pranga.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 4 shqiptarëve u ishte ngritur një kurth nga karabinierët italianë që kishin organizuar shkëmbimin e parave që duhet të dozonte te shqiptarët pronari i një restoranti të shantazhuar nga Viterbo.

Dosja

“Do të të djegim lokalin dhe do të vrasim familjen”,  ishin kërcënimet që kishte marrë biznesmeni italian. I kërkoheshin 5700 euro. Objektivi i David Rebeshit ishte të mblidhte sa më shpejt paratë për të paguar shpenzimet gjyqësore për të vëllanë, Ismailin.

Ky i fundit ishte një biznesmen 36-vjeçar, pronar i një auto-salloni dhe disa lokaleve. Ai u arrestua në 26 nëntor 2018 së bashku me 12 persona të tjerë në një operacion të koduar “Erostrato”.

Informacionet tregojnë se për mafien viterbese, Ismaili ishte një nga 2 bosët e një rrjeti kriminal shqiptaro-italian. Procesi ndaj tyre nisi në 19 nëntor të këtij viti në Romë.

Dëshmia

Nisja e procesit ka pasur një zhvillim interesant, thonë mediet vendase. Njëri prej shqiptarëve të arrestuar ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Bëhet fjalë për Sokol Dervishin për të cilin do të ketë ulje të një të tretës së dënimit.

Lexo edhe :  Nën efektin e drogës tentoi t’i largohej patrullës/29-vjeçari përplas me makinë 2 policët

Dervishi konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ismail Rebeshit. Ai është një 36-vjeçar i martuar dhe me një fëmijë. Tashmë ka pranuar të tregojë mbi aktivitetet e paligjshme të rrjetit mafioz italo-shqiptar.

Po kush është Ismail Rebeshi

Ai është konsideruar si narkotrafikanti më i madh në Viterbo. Ai është i lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar. Ai shpesh shihej në foto sipër një makine ose në pushime, me një iguanë në shpatull dhe puro në dorë. Në Facebook tregon një jetë të mirë dhe luksoze.

Hetimet zbuluan se shqiptari ishte një nga 4 furnizuesit kryesorë të bandës sardeniane të udhëhequr nga Sandro Arzu dhe Alessandro Ghisu. I pari ka kaluar 26 vite të jetës së tij në burg për vrasjen e të atit, i dyti është arrestuar tashmë.

“Arzu dhe Ghisu ishin në krye të grupit më të fortë të dedikuar për trafikun e drogës në Sardenjë. Por ata vepruan gjithashtu në Lazio, Lombardi dhe jashtë saj, falë lidhjeve me Kamorrën, Ndrangheta dhe kriminalitetin e huaj.

Trafikimi i drogës ishte shpërndarë në ishull dhe kishte kontakte me furnizuesit në Itali, Kolumbi dhe Shqipëri”, – thonë hartuesit e dosjes. Ata presin dëshmi dhe prova shtesë për të fundosur grupin e shqiptarëve të arrestuar. /Fjala.al/

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV