Fëmijët mbipeshë, më të rrezikuar që të zhvillojnë depresion më vonë gjatë jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët me indeks të lartë të masës trupore (BMI) janë në rrezik më të madh qe te bien ne depresion më vonë gjatë jetës – tregon një studim i ri i realizuar nga King’s College në Londër. Daily Mail shkruan se mbipesha mes moshës 12 dhe 16 vjeçare ka pasur ndikimin më të madh në zhvillimin e depresionit.

“Të kuptuarit e marrëdhënies midis sëmundjes mendore dhe peshës në adoleshencë, është çelësi për të ofruar mbështetje në kohë aty ku është e nevojshme. Ky studim na tregon drejtpërdrejt lidhjen midis një BMI më të lartë në moshën 12 vjeçare dhe simptomave pasuese të depresionit në jetën e mëvonshme”, thotë Dr Ellen Thompson.

Thalia Eley, profesoreshë e gjenetikës së sjelljes zhvillimore, shpjegoi se ky studim tregon qartë se adoleshenca e hershme është një pikë kritike për zhvillimin e simptomave depresive të lidhura me shtimin në peshë.

“Puna me adoleshentët në fushën e perceptimit të bukurisë fizike është e një rëndësie të madhe. Kjo do të thotë se koncepti i bukurisë fizike duhet të ripërcaktohet për të rinjtë, ndërsa fokusi kryesor duhet të jetë në gjendjen psikologjike të fëmijës”, theksoi ajo./E.Ç

Të fundit

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash”...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Lajme të tjera

Web TV