Koronavirusi mund të shkaktojë 1 trilion dollarë dëme në turizmin botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas kreut të Institutit të Forumit Botëror të Turizmit, Bulut Bagcı, industria globale e turizmit ka prirjen të pësojë humbje prej 1 trilion dollarë nga koronavirusi.

Bagcı thekson shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit të ri në sektorin e turizmit dhe thotë se 50 milionë njerëz që punojnë në këtë sektor mund të humbasin punën e tyre.

”Tregu global i turizmit ka të ardhura mesatare vjetore prej 1.7 trilion dollarë, ndërsa për shkak të shpërthimit të koronavirusit humbjet ekonomike tashmë kanë arritur në 600 milionë dollarë.

“Ne besojmë se humbja do të arrijë të paktën 1 trilion dollarë deri në fund të vitit”, shprehet Bagcı.

Siç thekson ai, rreth 70 % e sektorit të udhëtimeve është ndërprerë dhe efektet e koronavirusit në këtë sektor janë në rritje.

Duke theksuar rëndësinë e çështjes, Bagcı thotë se me sektorët që lidhen me turizmin humbjet totale ekonomike mund të shkojnë deri në 5 trilionë dollarë.

Koronavirusi, i cili dhjetorin e kaluar për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 166 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa raportet e rasteve të konfirmuara, bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins në Maryland, kanë arritur në 275 mijë.

Të fundit

Vota e diasporës, ja sa shqiptarë janë regjistruar deri më tani

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës...

Kjo është shenja më toksike e horoskopit! Kujdes, ja çfarë duhet të dini

Të gjithë ne kemi rënë në kontakt me një person toksik në një moment të jetës sonë, qoftë personalisht apo profesionalisht, dhe shumë herë...

Partitë e vogla mund të bëhen pengesë për 84 mandatet e PS-së, por…

Eduard Zaloshnja Gjatë muajve të fundit, Edi Rama dhe politikanë të tjerë të PS-së e kanë shpallur publikisht objektivin e sigurimit të 84 mandateve në zgjedhjet...

 Aksident ajror me dy viktima! Avioni rrëzohet dhe bie në rrugë, përplaset me makinat

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur këtë të premte në San Paolo. Një avion i vogël për arsye ende të paditura është rrëzuar dhe...

Maqedoni e Veriut/ Shqiptarët përjashtohen nga institucionet e shtetit, BDI ngre alarmin!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ngre alarmin se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet kyçe të shtetit.Përmes një deklarate kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se kanë informuar zyrtarisht...

Lajme të tjera

Web TV