Skandali me Gjicin/ GJKKO rrëzon kërkesën e Alma Kaçit për masë më të butë sigurie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit.

40 vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, kërkoi ndryshim mase nga  “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtarja Flora Haradinaj.

Ajo po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion. Ne një video të publikuar në media, Alma Kaçi dhe Safet Gjici kryejnë marrëdhënie brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterizilimin e qenve.

Dalja e videos në media çoi në dorëheqjen e Gjicit, e më pas në reagimin e Prokurorisë së Posaçme që urdhëroi arrest me burg për ish-Kryetarin e Bashkisë akuzuar për “korrupsion pasiv” dhe arrest shtëpie për Alma Kaçin e akuzuar për “korrupsion aktiv”./  S.M

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV