Mbahet sot takimi i dytë i grupimeve Berisha-Bardhi, çfarë pritet të firmoset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo e mërkurë pritet të shënojë dhe takimin e radhës të përbashkët mes deputetëve të Partisë Demokratike, mbështetës të grupimeve Berisha dhe Bardhi.

Gazetari i Euronews Albania zbuloi detaje të reja në lidhje me vendimet që pritet të merren nga takimi i përbashkët i deputetëve.

Gazetari tha se deputetët opozitarë pritet të firmosin ngritjen e tre komisioneve parlamentare, të cilat do të dorëzohen më pas në Kuvend.

Ai shtoi se mbledhje të tilla pritet të kthehen në takime mes deputetëve të opozitës në prag të çdo séance plenare me qëllim që të koordinojnë aksionin opozitar.

“Diskutohet për axhendën parlamentare të opozitës, siç u ra dakord në mbledhjen e parë. Edhe në mbledhjen e sotme në fokus do të jetë rendi i ditës së seancës plenare të nesërme.

Mbledhje të tilla të deputetëve të opozitës do të kthehen në një rutinë përpara çdo seanca parlamentare për të kordinuar aksionin opozitar.

Gjatë mbledhjes së sotme priten të dorëzohen materiale konkrete për tre komisionet të cilat deputetët e opozitës do të hedhin firmat.

Bëhet fjalë për komisionin hetimor për skandalin e të dhënave të TIMS, komisioni për të gjithë problematikat në sistemin e shëndetësisë dhe një komision hetimor që ka të bëjë për lidhjet e familjarëve, nepotike dhe biznesmenëve të ndryshëm me anëtarë të kabinetit qeveritar.

Deputetët e opozitës pritet të hedhin sot për ngritjen e këtyre tre komisioneve dhe më pas ato të dorëzohen në Kuvend”, tha gazetari. /  S.M

 

Të fundit

Ceremonia e nderimit të mësuesve, Manastirliu: Meritoni më të mirën

Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të veçantë në Pallatin e...

Zbuloni frutat që ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë dhe të reduktoni yndyrën e barkut, atëherë aleati juaj është fibra. Reduktimi i yndyrës së barkut nuk...

Kanabisi mjekësor, zonat ku do lejohet kultivimi!

Qeveria miratoi dje zonat kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e...

Basha: SHBA nuk është tërhequr nga SPAK!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Euronews Albania theksoi mbështetje e fortë nga SHBA për reformën në drejtësi dhe luftën...

“Bllokim në 8 dhe 9 mars në Unazën e Madhe”/ ARRSH: Qarkullimi do të ndalojë…

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në kuadër të fazës përfundimtare të ndërtimit të rrugës “Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës”, pjesë e Unazës së Madhe të...

Lajme të tjera

Web TV