Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Një 27-vjeçar ka aksidentuar me makinë 35-vjeçen Matilda Sallën, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.
Shoferi i mjetit është vënë në pranga nga Policia.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital. / S.M