Si funksionon mbrojtja kibernetike në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë sot në Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike (AKCESK) ku monitorohen e analizohen në kohë reale të gjitha kërcënimet kibernetike në vendin tone.

Drejtor i Përgjithshëm, Igli Tafa shpjegoi se si funksionon mbrojtja kibernetike.

“E rëndësishme është ngritja e një netëork. I rëndësishëm bashkëpinimi me partnerët ndërkombëtar. SHBA dhe Izraeli kanë qenë gjithmonë pjesë e rasteve ku kemi ndarë eksperienca me to.”

Igli Tafa tregon se janë 14 metodologji proactive dhe 5 metodologji active.

“Kemi rreth 14 metodologji proactive që kanë të bëjnë me mbrojtjen para se të ndodhin sulmet dhe 5 aktive pasi të ndodhë sulmi. Tashmë kemi qasje active, bashkëpunojmë si para dhe pas ndodhejs së aksidentit. Grupet gjejnë metoda stimuluese për të arritur deri në metodat e stimulimit. Kjo na  bën krenarë për punën e bërë.”

Por ku përfshihen bankat dhe sistemet e tjera? A janë përafruar palët me njëri-tjetrin?

“Ka qenë një sfidë e madhe mes AKCESK dhe bizneseve. Jemi në fazën ku mund të quhemi një institucion I besueshmërisë. Shumë sektorë privat kanë ofruar dhe informacione që më parë ishin të paimagjinueshmë për tu ndarë me këtë institucion.”, tha Tafa.

“Pra nga dhjetori 2022 kemi qenë më shumë proaktiv sesa thjesht aktiv”, tha Balluku teksa shikonin të dhënat në tabelë.

Si funksionon mbrojtja kibernetike në Shqipëri?“Dhe kemi qenë dominues ndaj armikur nëse mund ta përdorim këtë terminologji. Dhe impakti në infrastrukturat kritike ka qenë io lartë dikur e tani jemi në situatë stabiliteti a qëndrueshmërie.”, shtoi Tafa.

Por ku ndodhet Shqipëria në Indeksin Europian?

“Në Indeksin Europian në 2021-shin kemi qenë nën 40 për qind e tashmë jemi rreth 70 për qind.”, tha Balluku.

Si funksionon mbrojtja kibernetike në Shqipëri?

“Plani jonë është të vazhdojmë akoma më shumë. Arsyeja është se tashmë ne jemi në një rrugtim dhe siguria kibernetike nuk mund të bëhet në një process të shkurtër por të gjatë.”, tha drejtori.

Lexo edhe :  Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Dhe Balluku u shpreh se shkalla e sigurisë kibernetike duhet të jetë e lartë në një kohë kur dhe shërbimet dixhitale po shtohen./ S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV