Gola dhe spektakël në “Allianz Arena”, mbyllet në barazim sfida mes Bayern dhe Leverkusen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayerni vuan shumë përballë Bayer Levekusenit në “Allianz Arena” në ndeshjen hapëse të javës së katërt të Bundesligës. Dy herë kaloi në epërsi skuadra bavareze, me Harry Kane dhe Gortezkan, por po kaq herë barazoi Leverkuseni me Grimaldon në pjesën e parë dhe Palacios në kohën shtesë.

Dy skuadrat kryesuese të Bundesligës ndajnë pikët dhe kreun, pasi kanë grumbulluar nga 10 pikë në katër ndeshje.

Në minutën e 7’ pas një goditje këndore, sulmuesi anglez Harry Kane, i gjendur i lirë në shtyllën e dytë, e dërgon lehtësisht topin në rrjetë.

Në minutën e 24-t kthehet ekuilibri në rezultat falë ekzekutimit perfekt të goditjes së lirë nga Grimaldo, 1-1.

Sfida mbeti e hapur deri në minutat e fundit, me raste në të dyja portat, për të ardhur më pas te goli i Goretzkas, që kaloi në avantazh Bayernin.

Në minutat shtesë vjen goli i barazimit i Palacios, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Davies.

Të fundit

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV