Korrupsion dhe shpërdorim detyre, pezullohen tre inspektorë të policisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për korrupsion.

Mësohet se të pezulluarit janë, inspektorët me iniciale E.SH dhe G.N., me detyrë pranë forcave ‘Shqiponja’ në Vlorë, si dhe K. Ç., me detyrë “Trupë Shërbimi” në Fier.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mbrëmjen e djeshme, ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Shtetit, për pezullimin e menjëhershëm nga detyra, të 3 punonjësve të Policisë, të dyshuar për korrupsion pasiv.

Janë pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësit e Policisë:

-Inspektor E. Sh. dhe Inspektor G. N., me detyrë “Trupë Shërbimi” i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;

-K. Ç., me detyrë “Trupë Shërbimi” i Sektorit të Trafikut Interurban të DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Punonjësit e Policisë janë arrestuar nga AMP-ja, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve”, njofton policia./  S.M

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV