Pyetjet që duhet t’i bëni partnerit, për një marrëdhënie të shëndetshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greg Behrendt dhe Amiira Ruotola janë një çift i martuar prej 18 vitesh. Libri i tyre i fundit quhet “Si ta mbash martesën të shëndetshme”. Ata ndajnë 6 pyetje që duhet t’i bëni partnerit, për të ndihmuar në nxitjen e një marrëdhënieje të shëndetshme.

1. Si mund të të ndihmoj sot?

Të thuash “si mund të të ndihmoj” është si të thuash “si je?”. Jemi lidhur aq shumë me jetën tonë, sa mund të përfundojmë duke mos u kujdesur më për partnerin/en. Duke bërë këtë pyetje, ju tregoni përfshirje në punën e partnerit dhe lehtësoni ndoshta ngarkesën që ai/ajo mund të ndiejë gjatë ditës.

2. Çfarë të bën të ndihesh i/e dashuruar?

Mënyra se si ju e përcillni dashurinë, tregon dhe mënyrën se si ju pëlqeni ta merrni, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht kështu i pëlqen dhe partnerit.
Një partner mund të ndiejë dashuri duke marrë komplimente, një tjetër kur ledhatohet, një tjetër kur ndihmon në punët e shtëpisë, etj.

3. Çfarë mund të bëj për të vërtetuar që ti je i duhuri për mua?

Kjo pyetje sjell rëndësinë që luan intimiteti emocional. Ndonjëherë, lidhja kalon në një fazë që ju harroni të shprehni me fjalë atë që ndjeni. Por, të thënit që: je shumë tërheqës/e për mua, më pëlqen mënyra se si më shikon, do të jem gjithmonë me ty, etj, ju bën që të lidheni dhe të keni intimitet emocional.

4. Ke nevojë të rrish vetëm?

Ne e marrim personale kur partneri dëshiron hapësirë, por hapësira ​​është restauruese dhe e shëndetshme. Parandalon gjithashtu monotoninë në një marrëdhënieje.

5. Kur jemi në konflikt, çfarë mund të bëjmë ndryshe, përtej britmave apo heshtjes?

Lexo edhe :  Shuhet “Pretty Little Baby”, ikona e muzikës së viteve ’60

Gjetja e një mënyre për të komunikuar dhe për të përfunduar me zgjidhje, dhe jo me lëndime, është thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme.

Është normale që të mos bini dakord, çiftet nuk duhet të bien dakord gjatë gjithë kohës. Kanë stile të ndryshme të argumentimit. Thjesht duhet të krijoni një atmosferë të qartë dhe të qetë komunikimi.

6. A ka diçka që të mungon nga unë ose që të bën të mos ndihesh mirë?

Ne nuk mund të jemi lexues të mendjes, prandaj është e rëndësishme të hapni këtë nivel komunikimi me partnerin tuaj./E.Ç

Të fundit

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV