Një gotë verë në mbrëmje mund t’i ‘përgjigjet’ trupit tuaj në këtë mënyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gotë vere në mbrëmje mund të jetë shpërblimi yt pas një ditë të gjatë. Kjo gotë vere mund të ndikojë në trupin tuaj në një mori mënyrash brenda 24 orësh pasi ta keni pirë, duke filluar nga gjumi e deri te rrahjet e zemrës.

Sapo të pini një gotë, alkooli absorbohet shpejt në gjak dhe lëviz në të gjithë trupin. Rreth 20% shpërndahet në stomak, ndërsa pjesa tjetër tretet në zorrën e hollë. Mëlçia e tretë alkoolin me një shpejtësi prej rreth një pije në orë, që do të thotë që në kohën që të zgjoheni mëngjesin tjetër, një gotë vere që keni pirë në mbrëmje do të jetë përpunuar plotësisht.

Por jo të gjithë e përpunojnë alkoolin në të njëjtën mënyrë, ose në të njëjtën shpejtësi.

Efektet e alkoolit pas një periudhë 24-orëshe, varen nga: sa shpejt trupi juaj mund ta tresë, nëse e keni pirë në stomak bosh, sa shpejt e keni pirë si dhe nga toleranca juaj. Nëse e konsumoni shumë rrallë, ka shumë të ngjarë që ju t’i ndjeni efektet më shpejt dhe me më shumë intensitet sesa dikush që e konsumon më shpesh.

Lloji i verës që zgjidhni mund të ndikojë edhe në reagimet tuaja. Nëse jeni shumë të ndjeshëm ndaj histaminës në verën e kuqe – e kuqja mund të ketë deri në 200% më shumë histaminë se e bardha – atëherë mund të keni dhimbje koke për rreth 15 minuta, edhe pas një gote.

Sidoqoftë, verërat e kuqe kanë përparësi. Polifenolët në verën e kuqe shkaktojnë çlirimin e oksidit nitrik, i cili mund të relaksojë stomakun tuaj dhe të ndihmojë me tretjen.

Lexo edhe :  Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Mund të ndjeni disa ndryshime të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, por shkenca thotë se ato do të zhduken shumë shpejt.

Një rishikim i 32 studimeve të botuara në Cochrane në vitin 2020 zbuloi se, pas gjashtë orësh, një dozë e vetme e alkooli, kishte tendencë për të rritur rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Një gotë e vetme verë mund të jetë gjithashtu dehidratuese nëse nuk jeni të hidratuar mirë para se të pini verën./E.Ç

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV