Pas 14 garash dominimi nga Redbull, Carlos Sainz triumfon në Çmimin e Madh të Singaporit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Carlos Sainz nuk zhgënjen dhe regjistron fitoren e dytë në karrierë, me pilotin spanjoll që triumfoi në Çmimin e Madh të Singaporit duke i dhënë kështu një sukses shumë të rëndësishëm edhe makinës Ferrari.

Pas 14 garash, në këtë Botëror një makinë jo RedBull triumfon dhe kjo vjen pas një fundjave shumë fantastike të Ferrarit, por më veçanti të Carlos Sainz.

Një garë shumë e luftuar, ndërsa në vendin e dytë u rendit Lando Norris, i cili u nis nga vendi i katërt, por administroi gjithçka, madje në disa momente ngacmoi ish-shokun e tij, Sainz, por në fund nuk ia doli.

Në podium u ngjit edhe Lewis Hamilton, me britanikun që mund të konsiderohet me fat, kjo pasi Russell u përplas në kthesat e fundit.

Piloti tjetër i Ferrarit, Leclerc u rendit në vendin e katërt, duke lënë pas Max Verstappen që vuajti jo pak në këtë garë, por nuk shkoi më shumë se vendi i pestë.

Fundjavë aspak e mirë për skuderinë RebBull që këtë fundjavë mungoi edhe në podium, por sa i përket klasifikimit asgjë nuk ndryshon sepse Verstappen ka 374 pikë, më pas Perez 223 pikë, ndërsa në vendin e tretë qëndron Hamilton me 180 pikë.

Sa i përkey Sainz, spanjolli shkon në kuotën e 142 pikëve, 28 më pak se Fernando Alonso.

Ndërsa sa i përket renditjes së konstruktorëve, Red Bull kryeson me 597 pikë, më pas renditet Mercedes me 289 pikë dhe në podium është Ferrari, tashmë me 265 pikë.

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV