Arsenal triumfon ndaj Everton dhe vijon ndjekjen ndaj kreut, Trossard “çliron” Artetan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Goli i Leadro Trossard i dhuroi Arsenalit fitoren minimale në një fushë të vështirë si ajo e Evertonit. Skuadra e Mikel Artetës siguroi suksesin 0-1 në Liverpool, duke vijuar të jetë dy pikë larg Manchester Cityt kryesues.

Nënkampionët gjetën rrjetën në pjesën e parë me anë të Gabriel Martinellit, por goli i brazilianit u anulua nga VAR-i për pozicion të parregullt.

Sfida ishte tepër e luftuar, rastet e pastra munguan, por Arsenali ia doli të gjentë golin e fitores në minutën e 69’.

Me Trossard, i cili goditi menjëherë pas asistit të marrë nga Bukayo Saka. Duke shtangur portierin Pickford dhe duke nisur festën e tifozëve të Arsenalit në “Goodison Park”.

Katër fitore, një barazim dhe 13 pikë për Gunners pas javës së pestë në Premier League, ndërkohë që Evertoni mbetet i treti nga fundi me vetëm një pikë.

https://twitter.com/travix240/status/1703454677256249805?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA

 

Të fundit

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i...

Trump urdhëron nisjen e hetimeve ndaj Biden, ja për çfarë bëhet fjalë

Administrata e residentit Donald Trump ka hapur një hetim të pazakontë për të shqyrtuar nëse ish-presidenti Joe Biden ishte mendërisht i aftë kur dha...

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje/ Akuzohet se ka mashtruar klientët

Një avokate është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka mashtruar klientët e saj, duke u premtuar përfaqësim gjyqësor kundrejt shumave të...

Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali, ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë...

Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit,...

Lajme të tjera

Web TV