Koronavirusi po vret njerëzit/Futbolli spanjoll anulohet në një afat të pacaktuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LaLiga dhe Federata Spanjolle e Futbollit kanë rënë dakord që të zgjasin pezullimin e të gjitha ndeshjeve të futbollit, profesional dhe jo profesional, deri në një afat të pacaktuar.

Kur gjendja në Spanjë nga koronavirusi është alarmante pezullimi i ndeshjeve do të jetë në fuqi derisa autoritetet kompetente të japin garanci se nuk rrezikohet shëndeti i futbollistëve, punonjësve të klubeve dhe tifozëve.

Komisioni i Asamblesë së Federatës Spanjolle miratoi këtë të hënë më 23 mars, pezullimin e të gjitha ndeshjeve të futbollit profesional dhe jo profesional. Ato mund të rikthehen vetëm kur autoritetet kompetente qeveritare ta konsiderojnë situatën të rikthyer në normalitet dhe që nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin e futbollistëve, punonjësve të klubit dhe publikut”, thuhet në njoftimin e Federatës Spanjolle të Futbollit.

Spanja konsiderohet si një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Pas Italisë, ajo është vendi i dytë më i goditur nga COVID-19 ku ditën e sotme numri i viktimave ka shkuar në 2100.

Gjithashtu mediat e huaja kanë shkruar se edhe zv/kryeministri i vendit, Calvo Soffre është prekur nga COVID-19, por është shëruar.

Në karantinë ndodhet edhe kryeministri i vendit Pedro Sánchez, pasi bashkëshortja e tij kishte takuar një person të prekur me koronavirus.

Të fundit

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Ukrainasit shkatërrojnë “Prometheus” S-500, sistemi më i shtrenjtë i mbrojtjes ruse

Forcat ukrainase dyshohet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të fundit të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500...

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV