E përlotur, Beniada Nishani flet për herë të parë për ndarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak pas daljes nga “Big Brother VIP”, Beniada Nishani zbuloi se kishte nisur një lidhje dashurie. Ajo u shpreh në intervista të ndryshme shumë e dashuruar me partnerin e saj, identitetin e të cilit nuk e zbuloi asnjëherë, ndonëse në mediat sociale publikoi disa foto romantike duke ia fshehur portretin.

Në media u aludua se ajo ishte në lidhje më vëllain e Arbër Hajdarit dhe ish-futbollistin e Tiranës, Blerti. Sipas zërave që qarkulluan dyshja u njohën në “Procesi Sportiv” dhe u fotografuan disa herë bashkë në evente të ndryshme. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi asnjëherë këto zëra.

Ajo që u konfirmua pak javë më parë ishte ndarja e modeles. Vetë Beniada ka thyer heshtjen sot duke folur për herë të parë mbi ndarjen. E ftuar në “Wake Up”, Beniada u shpreh mirënjohëse për lidhjen për aq sa zgjati. E përlotur nga emocionet e bukura, modelja i uroi më të mirat ish-partnerit.

“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndsi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur.”-tha ajo.

E pyetur për projektet televizive, Beniada u shpreh se nuk ka ende një projekt konkret. Por, shtoi se do që të sjellë edhe projekte që lidhen me modën.

“Kam disa surpriza, jo vetëm me televizionin. Beniada nuk është një personazh që do të merret vetëm me televizionin. Dua t’i jap Shqipërisë pak nga moda italiane. Dua të bëj emisione të bukur interesante. Jo thjesht të rri të ngrohë karrigen aty.”/E.Ç

Të fundit

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

Duke zbritur përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera shqiptare është shpallur si Maldivet e...

Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, pritet ndihmë nga Greqia

Kanë kaluar pesë ditë kur zjarri ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit. E teksa...

Dëmtimi i Musialës, Neuer fajëson Donnarumman: “Unë do të kisha vepruar ndryshe”

Jamal Musiala pësoi dëmtim të rëndë dje, ndërsa PSG u përball me Bajernin në çerekfinalen e Botërorit për klube. Francezët fituan 2 me 0,...

Lajme të tjera

Web TV