Presidenti Begaj takohet me homologun zvicerian: Komuniteti jonë është një urë lidhëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane dhe Kreun e Departamentit Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset. Në takim u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Komuniteti shqiptar në Zvicër është njē urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona”, nënvizoi Begaj.

Presidenti i Republikës falenderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, në sektorin e energjisë, turizmit, shëndetësisë, në të cilën Zvicra renditet si donatori kryesor, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në hartimin e strategjisë kombëtarë për kujdesin parësor shëndetësor.

Gjithashtu, ai shprehu falenderime për nënshkrimin mes dy vendeve të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale./kb

Të fundit

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Lajme të tjera

Web TV