Armando Broja kalon lëndimin dhe pritet rikthimi në fushë ditën e premte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja është gati të rikthehet në fushë nga dëmtimi i gjatë dhe këtë do ta bëjë duke marrë minuta me ekipin U-21 të Chelsea në ditët e ardhshme. Kështu të paktën thuhet në një artikull të “The Daily Mail”, ku pretendohet se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer në stërvitje të plotë me blutë në Cobham (qendra stërvitore e bluve).

Pas dëmtimit të ligamentit në muajin dhjetor në një miqësore kundër Aston Villa, futbollisti do të luajë të paktën një nga ndeshjet për ekipin U-21. Në kalendar, skuadra e të rinjve u përball dje me Lutonin, teksa Broja nuk ishte, por për të zbritur në fushë është projektuar takimi i së premtes kundër Manchester Cityt U-21 dhe ndaj Northampton U-21 të martën e ardhshme.

Ky është një lajm fantastik për t’u dëgjuar në një kohë kur kërcënimi për golin te Chelsea duket po aq i paefektshëm sa dy sezonet e fundit. Shpresat nuk po vendosen të gjitha te talenti i Brojës për të zgjidhur problemet e ekipit, por do të jetë një nxitje e madhe për skuadrën kur ai të mund të konkurrojë me Nicolas Jackson për pozicionin e numrit 9 në sulm.

Të fundit

Goditet nga rrufeja në Pogradec, humb jetën 47-vjeçari, ngordhin edhe 20 bagëti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një bari ka humbur jetën si pasojë e...

DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Departamenti i Shtetit në SHBA ka propozuar një rregull të ri që mund të ndikojë ndjeshëm procesin e aplikimit për vizë amerikane. Sipas njoftimit...

Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!

Sot pritet të jetë një nga ditët më të shkurtra në historinë e planetit tonë, pasi do të humbasim rreth 1.25 milisekonda nga cikli...

Richard Burton, zëri i thellë i tragjedisë dhe pasioni që dogji skenën dhe jetën

5 gusht 1984 - vdekja e aktorit në moshën 58-vjeçare Richard Burton (1925–1984), aktori uellsian me zë bariton dhe prani magnetike, mbetet një nga figurat...

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perla të fshehura”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut...

Lajme të tjera

Web TV