Dhuna brutale ndaj 3-vjeçarit në çerdhe, shoqërohen në polici edukatoret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy edukatoret dhe kuzhinierja e kopshtit në Fushë Kosovë janë shoqëruar në Polici, me akuzën e dhunës ndaj 3-vjeçarit në çerdhe. Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha tha janë duke u marrë me rastin dhe do të veprojnë konform ligjeve. I pyetur nëse ka pas ankesa nga familjarë të tjera për raste të ngjashme, ai e mohoi një fakt të tillë.

“Policia e Kosovë ka bërë ftesën më drejtim të edukatorëve të cilat pretendohet se janë të përfshira në rastin dhe këto momente veçse janë në stacionin e Policisë, duke u intervistuar të gjithë akteret se pretendohet se janë në rast dhe Policia ishte këtu prezent. Ne i ndihmuam në çdo moment, kanë sekuestruar edhe pajisjet e kamerave, kështu për hapat në vazhdim do të jemi në kordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Ministrisë së Arsimit…Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht se kush është i përfshirë, në momentin që ne kemi vendim final dhe cilësohet si fajtor, masat do të jenë konform ligjit”, shtoi Berisha.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar nëna i fëmijës së dhunuar dhe ka shpjeguar ngjarjen. Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht. Mësohet se fëmija ka frekuentuar këtë kopsht që nga 1 shtatori./E.T

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV