Fondi sovran, e ardhmja e shqiptarëve/ Ja si mund të bëhemi ne si Norvegjia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Odris Koço, biznesmeni dhe investitori i naftës në Kanada në një intervistë në Dritare TV foli për fondin sovran që mund të krijohet tani që është zbuluar naftë në Shpirag.

Biznesmeni tha se fondi sovran i ofron vendit që të kalojë në një nivel tjetër zhvillimi pasi është një si formë kursimi, ku theksoi “kjo do të ishte një ëndërr për Shqipërinë”.

Sakaq shtoi se vendi ynë zotëron një naftë mjaft të mirë dhe të mjaftueshme për ta krijuar këtë fond i cili nuk lidhet me politikën por në të ardhmen e qytetarëve që shteti më vonë mund ta përdorë për nevojat që ka Shqipëria.

“Fondi sovran do të jetë një ëndërr për Shqipërinë. Nëse fondi sovran në Shqipëri do të marrë jetë, do jetë momenti kur do marrë profit nga shitja e naftës, jo taksat, sepse ato janë për buxhetin. Ne do marrim profit nga shitja e fuçive të naftës se Shpiragut.

Nëse kemi një naftë të mirë, sasi të mjaftueshme të saj dhe me krijimin e fondit sovran vendi kalon në një nivel tjetër zhvillimi. Sepse fuqia e fondit sovran mund të arrije në një pikë që mund të arrihet edhe përdorimi i këtyre te ardhurave.

Sot Norvegjia përdor rreth 3-4% të fondit sovran për zhvillimin e vendit, pra i jep të drejtën qeverisë që ta tërheqë.

Kjo është ideja, fondi sovran nuk përfshihet në politike, nuk përfshihet ne çfarë ka nevojë shteti sot. Por është për te ardhmen, është për pensionet për fëmijët, nipërit, mbesat në të ardhmen. Një lloj kursimi me pak fjalë.

Por vjen një moment, aty ku është Norvegjia sot që është zhvilluar aq shumë fondi sovran i saj, sa ata kanë mundësi të tërheqin 3-4% për nevojat e vendit sot.

Lexo edhe :  Shlyerja e faturave të papaguara, OSHEE miraton paketë të re për t’i paguar me këste

Bëhet fjalë për një fond qe është 1.5 trilionë dollarë. Kjo sasi që tërhiqet nuk është nga kapitali, pra nga ato lekë që janë futur, por nga profiti që bën fondi.

Nëse arrihet kjo ne Shqipëri, edhe pse nuk di jetë 1.5 trilionë dollarë, mund të futen disa miliona apo biliona dollarë në buxhetin e shtetit si rezultat i profit që bën fondit.

Por kjo do kohë. Norvegjisë iu deshën rreth 6 vjet”, u shpreh Koço./   S.M

Të fundit

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit,...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lajme të tjera

Web TV