Garda kërkon 50 punonjës të rinj, lexoni kriteret!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme ka shpallur 50 vende të lira pune në Gardën e Republikës për gradën inspector.

Sipas shpalljes së bërë në faqen e ministrisë, kandidatët duhet që të dorëzojnë aplikimet e tyre deri më datë 20 tetor dhe të mos jetë më shumë se 30 vjeç.

Lexoni kriteret:

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:

  1. a) të jetë shtetas shqiptar;
  2. b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. c) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;

ç) të ketë përfunduar arsimin e mesëm;

  1. d) të jetë i moshës 19-30 vjeç;
  2. dh) të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të kryer shërbim në struktura që, sipas ligjit, lejohet të mbajnë armë;
  3. e) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

ë) të mos jetë në ndjekje penale;

  1. f) të mos jetë përjashtuar ose larguar nga puna për shkelje ligjore apo disiplinore; g) të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë. gj)preferohen me gjatësi trupore jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe 170 cm për femrat; Aplikanti që nuk plotëson qoftë edhe 1 nga kriteret e mësipërme, nuk kualifikohet dhe nuk duhet të vazhdojë aplikimin.

DOKUMENTET QË DUHET TË PARAQESIN KANDIDATËT

Aplikantët duhet të paraqesin në fazën e parë të konkurrimit dokumentet e mëposhtëm:

  1. Kërkesë
  2. CV (Curiculum vitae)
  3. Kopje të kartës së identitetit
  4. Dëftesën e shkollës së mesme ose listë notash, të cikluar në Drejtorinë Arsimore të Rrethit, të fotokopjuar dhe të noterizuar
  5. Vërtetim nga Gjykata
  6. Vërtetim nga Prokuroria
  7. Raport i aftësisë në punë (sipas shtojcës V, të VKM nr.596, datë 4.9.2019), nga mjeku i familjes
  8. Dëshmi për kualifikimet e kryera (nëqoftëse ka)
  9. Deklaratë personale mbi pastërtinë e figurës (Plotësohet kur aplikanti paraqitet për testim)
  10. Dy foto (9 X 12) me këmishë dhe kollare.
Lexo edhe :  Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj, detaje nga Maqellara

Dokumentet do të dorëzohen nga aplikanti në adresën: Garda e Republikës, Rruga e Elbasanit, Pallati i Brigadave, Tiranë, brenda datës 20 tetor 2023.  Aplikanti do t’i nënshtrohet intervistës dhe vlerësimit psikologjik, ditën e dorëzimit të dokumenteve.

SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT 

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 3 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet.

Aplikanti ka të drejtën e ankimit brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Komisioni i apelimit shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve nga data e marrjes së ankesës me telefon ose adresë e-mail.

TESTIMI I KANDIDATËVE

Kandidatët e kualifikuar në fazën e dorëzimit dhe kontrollit të dokumenteve, duhet të paraqiten në orën 08:00 të datës 25 tetor 2023, në adresën: Qendra e Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, Mullet, Tiranë.

Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza:

  • Vlerësim i aftësive shëndetësore
  • Intervista dhe testi psikologjik
  • Testim i aftësive fizike

Aplikanti skualifikohet në rastet e mëposhtme:

  1. a) nuk kalon kontrollin shëndetësor
  2. b) nuk kalon testin psikologjik;
  3. c) nuk kalon testimin e aftësive fizike;
  4. d) nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;

Kandidatët aplikues që të kualifikohen, duhet që në testimin fizik bazë të arrijnë rezultatin minimal 50 pikë. Renditja e kandidatëve do të bëhet sipas rendit zbritës të pikëve.

KOMUNIKIMI I REZULTATEVE TË KONKURIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, të gjithë kandidatët fitues në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike (e-mail personal) ose me telefon nga Garda e Republikës./E.T

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV