“Qyteti Studenti” më i përballueshëm për të rinjtë, 22 rezidenca me çmime më të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e qirave në kryeqytet ka shtuar gjithnjë e më shumë interesin e të rinjve për tu akomoduar në rezidencat studentore në Qytetin Studenti.

Algerti ështe 20 vjeç dhe është student në vit të dytë e tashmë prej 2 vitesh ka zgjedhur të jetojë në një nga këto rezidenca pasi tarifa mujore është tepër e leverdishme për të.

“Arsyeja financiare është një nga më kryesoret për shkak se shtëpitë me qira kanë arritur çmime marramendëse dhe mund të themi diçka tek 400-600 Euro minimum në muaj dhe është pothuajse e pamundur për një student të jetojë në shtëpi me qera me këtë ekonomi.

Kam qëlluar me një të afërmin tim, një shok që kam pasur nga gjimnazi, kështu që akomodimi është shumë familjar pasi njihemi prej shumë kohësh.”

Sipas drejtoreshës së këtyre rezidencave, Anila Shehu tashmë pothuajse të 22 godinat janë rezervuar nga studentet.

“Tarifat që ofron Qyteti Studenti janë të pakonkurueshme, janë shumë më të lira seç mund të të ofrojë një shtëpi me qira. Ne kemi 9 konvikte të reja këtë vit që ju ofrojmë studentëve. Të gjitha të rikonstruktuara, të gjitha me standartë bashkëkohore.

Nga 4600 vende sot ne kemi 3600 studentë të akomoduar. Vajzat janë më dominante, janë në një numër më të lartë se djemtë.”

Sipas Shehut falë investimeve vitet e fundit, ofrohen të gjitha kushtet bashkëkohore për të gjithë të rinjtë që akomodohen tek këto rezidenca.

“Konviktet që janë më të preferuar për studentët nuk ka më vende, ndërsa në konviktet e reja ende kemi disa vende të lira për studentët djem.

Brenda gjithë konvikteve të reja është konceptuar si brenda një familjeje. Nyja sanitare brenda në dhomë, lavanderia në katin përdhe, salla e internetit ku ka mbi 30 kompjutera janë në raport me numrin e studentëve që jetojnë në konvikt, kemi sallën e studimit”, tha ajo për Klan.

Studentet tek tarifa mujore që varion nga 4500-5500 Lekë kanë të përfshira të gjitha shërbimet që u nevojiten përgjatë 24 orëshit të tyre ne “Qytetin Studenti”/   S.M

Lexo edhe :  Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Të fundit

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një...

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Lajme të tjera

Web TV