Vesa Luma rikthehet në skenë dhe Tiranë: Lian duhet të rritet me gjyshërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 6 vitesh në Zelandën e Re bashkë me partnerin dhe djalin e saj, këngëtarja e njohur Vesa Luma ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, sigurisht me projekte të reja muzikore.

Sot në një intervistë në programin “Rudina” në Tv Klan ajo thotë se arsyeja kryesore ishte djali i saj Lian, i cili sipas Vesës duhet të rritet pranë gjyshërve dhe të flasë shqip.

-Pse e morët këtë vendim? Sa kohë u bë gjithsej në Zelandën e Re?

Vesa Luma: Geri ka 4 vjet që nuk ka ardhur, por në përgjithësi kemi qëndruar 6 vite. Unë kam ardhur e kam ikur, kohë pas kohe dhe asnjëherë nuk jam adaptuar 100%, por kur është fëmija në pyetje normalisht bëhen disa sakrifica. Kështu që edhe unë edhe Geri, nuk është se gjithmonë jemi njerëz që duam atë stabilitetin që këtu do rrimë, këtu do përfundojmë.

Sa herë kthehemi në Shqipëri e Kosovë na ngreh vendi, familja dhe përveç asaj unë them që sa herë dikush merr rrugën për diku tjetër, gjithmonë do jetë në mes. As në tokë e as në qiell, as andej as këtej, sepse sheh diçka ndryshe, pastaj kthehesh, por kur e vëmë në peshore, them ok, duhet ta lejojmë dhe djalin që të rritet me gjyshërit. Të përjetojë kënaqësinë e të qenurit fëmijë me gjyshërit, shoqërinë, kushërinjtë, me fjalë shqip dhe ja ku jemi!

-Si ka reaguar Liani për këtë ndryshim, për këtë zhvendosje këtu? Si i duket?

Vesa Luma: Liani, shumë më mirë se ne. Se ne kemi pasur atë frikën se nuk do mund të adaptohet, por fëmijët adaptohen në çdo ambient. E rëndësishme është të ketë afër njerëzit që i don, që ne na kanë munguar shumë. Na ka pasur ose mua ose Gerin dhe disi është rritur para kohe, kështu që ai tani po e shijon më së miri dhe është përshtatur. Nganjëherë e bezdisim dhe ne i themi “do kthehemi”, “të lutem jo se dua të rri.” Ai është shumë shumë i lumtur, vërehet lumturia./kb

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV