Për sa miq kemi vërtet nevojë që të jetojmë mirë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Roli i një miku është të jetë pranë teje kur je në gabim, sepse çdokush do të jetë pranë teje kur ti ke të drejtë.” Vlera e miqësisë mund përcaktohet mjaft mirë në këtë shprehje të thjeshtë, por efektive të shkrimtarit amerikan Mark Twain. “Të kuptosh vlerën e miqësisë do të thotë të kuptosh pasojat pozitive që ajo ka në shëndetin tonë. Pavarësisht frikës nga zhgënjimet, largësia apo keqkuptimet, të kesh miq do të thotë të kesh vazhdimisht mbështetje. Prania e tyre, këshillat apo të pasurit e dikujt me të cilin/ën qajmë apo qeshim, në fakt na ndihmon të ndihemi më të fortë kur duhet të përballemi me vështirësi,” shpjegojnë ekspertët në Guidapsicologi.it.

Një pyetje lind spontanisht. Sa miq na duhen që të jemi vërtet të lumtur? A vlen thënia “pak dhe saktë”? Këtyre pyetjeve iu përgjigj një ekip studiuesish nga Fudan University në Kinë. Studimi zbulon se gjatë adoleshencës, një periudhë në jetë gjatë së cilës ndodhin shumë ndryshime, nevojiten konfirmimet sociale, por jo domosdoshmërisht miqësitë.

Numri i përsosur i miqve me të cilët mund të ndani gëzimet dhe hidhërimet do të ishte pesë. “Miqësitë e vërteta ndërtohen me kalimin e kohës, por efektet e tyre pozitive zgjasin shumë. Miqësia manifestohet ditë pas dite, në momente të vështira, por edhe pozitive dhe nuk i tremben distancës fizike dhe kohës. Sipas një studimi të mëparshëm amerikan nga Brigham Young University, mungesa e marrëdhënieve shoqërore shkakton pasoja të rënda shëndetësore të ngjashme me konsumimin e duhanit apo alkoolit. Për të përfituar nga efektet e dobishme të miqësisë, duhet të jeni në gjendje të dalloni miqtë e vërtetë nga njohjet e rastit. “Më mirë të shmangni ata miq që deklarohen si të tillë brenda pak ditëve dhe largohen, si edhe ata që ju shkatërrojnë vetëvlerësimin përmes kritikave jokonstruktive,” përfundojnë ekspertët./E.Ç

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV