3 llojet e verërave që somelierët nuk i porosisin kurrë në restorante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Porositja e verës së duhur nga një menu nuk është gjithmonë një mision i lehtë, ndodh edhe që të djersiten duart nga sikleti. Të zgjedhësh verën në bazë të vendit ku po drekon apo darkon? Apo një tjetër për të cilën ke dëgjuar shumë të flitet nga miqtë tuaj? Mos duhet të zgjedhësh një verë të lirë, por të mirë? Dilemat dhe pikëpyetjet janë të shumta, por ja ku vijnë sekretet e vogla të somelierëve (njohësit profesionistë të verërave) që dinë gjithmonë se çfarë vere ia vlen të pish, teksa je në shoqërinë e miqve, familjarëve apo partnerit/es.

Zbuloni se për cilat verëra nuk duhet të shpenzoni asnjë lekë sa herë që ju duhet ta porosisni në restorant:

Verërat nga rajonet e famshme

Kur një verë prodhohet nga kantina të njohura apo zona të famshme, natyrisht që çmimi do të jetë më i lartë. Somelierja Warner Boin thotë se i anashkalon gjithnjë këto verëra. “Nëse nuk doni të harxhoni shumë para, kërkoni rajone ose varietete më pak të njohura ose verëra lokale,” tha ajo.

Somelierja tjetër Sara Jimenez thotë për HuffPost se: “Shumë restorante fokusohen në kantina të mëdha dhe verëra të prodhuara në masë për shkak se shiten shumë. Më pëlqen të provoj verëra vendase të prodhuara në sasi më të vogël”.

Verëra që mund t’i blini më lirë në supermarket

Nëse çmimi i asaj gote vere që ju doni të porosisni në restorant është shumë më i lartë se një shishe verë e blerë në dyqan, pse duhet të shpenzoni kaq shumë?!

Karen MacNeil, autorja e “The Wine Bible”, ka një logjikë të ngjashme. “Kam parë që në supermarkete apo dyqane verërash të shiten shishe vere me një çmim disa herë më të ulët se një gotë që ju porosisni në restorant, ndaj unë zgjedh dyqanet gjithmonë”. Nuk ka turp në këtë lojë, thonë somelierët! “Mos kini frikë të deklaroni buxhetin që keni në dispozicion për pijet, sa herë kërkoni rekomandime,” thekson një tjetër someliere, Sarah Looper.

Lexo edhe :  E kërcënojnë për shkak të “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani: Kam 7 ditë që sulmohem

Verërat që nuk u pëlqejnë

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por në fakt njerëzit duhet të jenë të hapur për të provuar shije të reja verërash, edhe nëse nuk dini si t’i shqiptoni, nuk dini emrin apo origjinën e tyre.

“Mësoni të përshkruani atë që ju pëlqen ose nuk ju pëlqen,” thotë Looper.

Kjo këshillë është e ngjashme me mënyrën sesi kuptoni se çfarë dëshironi të hani. Nëse jeni duke ngrënë në një restorant tajlandez dhe e dini se nuk ju pëlqen një ushqim tradicional, ju nuk do ta porosisni dhe do përqendroheni në pjata të tjera. E njëjta gjë vlen edhe për verën!/E.Ç

Të fundit

Rama njoftoi mbylljen për 1 vit, reagon TikTok: Do kërkojmë sqarime nga qeveria shqiptare

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit TikTok-un solli reagim të platformës në mediat ndërkombëtare, të...

Elon Musk: Pas Shqipërisë, Starlink tani është i disponueshëm edhe në Kosovë

Multimiliarderi Elon Musk ka deklaruar se tashmë kompania e tij “Starlink” do të ofrojë shërbimin e saj edhe në Kosovë. Ai e bëri të...

Një inspektor krimesh hyn me gomar në Big Brother Vip!

I njohur si Zebervoki, ai është banori më i ri i Big Brother Vip 4. Personaliteti i njohur i rrjeteve sociale për skeçet e tij...

Usyk “gdhënd” emrin e tij në historinë e boksit, ukrainasi mposht sërish Tyson Furyn

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Bien sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 22 dhjetor 2024

Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie...

Lajme të tjera

Web TV