Shtyhet hyrja me pagesë në zonën Shengen, BE nuk është gati për sistemin e ETIAS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet hyrja në zonën Shengen pasi Bashkimi Evropian ka shtyrë edhe një herë datën e zbatimit të Sistemit Evropian të Udhëtimit kundrejt pagesës i quajtur (ETIAS).

Nga zyrtarët evropiane ishte pretenduar se ETIAS do të bëhej funksional nga mesi i vitit 2024, por tani BE-ja ka konfirmuar se data e hyrjes në zbatim është riplanifikuar në Maj 2025 me mundësi shtyrje të mëtejshme.

Kjo skemë është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku udhëtarët para mbërritjes në tokën amerikane plotësojnë ESTA.

Ky është një sistem i sigurisë kufitare të BE-së, një sistem i automatizuar që, në të ardhmen, do të regjistrojë udhëtarët nga vendet e botës së tretë ndër ta edhe nga Shqipëria sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Çdo shtetas nga vendi yne dhe shtete të tjera jashte BE-së do të mund ta bëje aplikimin online aplikim që do të jetë i vlefshëm për 3 vjet kundrejt pagesës së një shume prej 7 Euro-sh. Në këtë aplikim online ata që duan të udhëtojnë drejt zonës Shengen duhet që të vendosin para nisjes të dhënat e tyre biometrike dhe në pak minuta ju vjen përgjigja në adresën e tyre e-mail.

Shtyrja e hyrjes në zbatim e sistemit ETIAS është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme franceze pa specifikuar një periudhë më të saktë se kur duhet të ndodhë kjo./E.T

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV