Vodhën shtëpinë luksoze të futbollistit të njohur, identifikohen 3 shqiptarët (Foto)

Vjedhja në shtëpinë e futvollistit të njohur Raheem Sterling, ka ngritur në këmbë autoritetet britanike duke shpallur në kërkim 3 shqiptarë të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.

Alfred Isufi, 48 vjeç; Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë po kërkohen për t’u marrë në pyetje lidhur me 33 vjedhje, duke përfshirë edhe vjedhjen në shtëpinë e sulmuesit anglez.

Shtëpia 7 milionë paundëshe e yllit të Premier Ligës në Oxshott, Surrey dyshohet se u grabit ndërsa Sterling luante për Kombëtaren angleze në Katar.

Sterling u detyrua të kthehej nga Kupa e Botës për të qenë me familjen e tij pas ngjarjes.

Media britanike The Sun shkruan se të tre personat e kërkuar kanë të gjithë lidhje me Harlow, Essex dhe Londrën veriore dhe nuk besohet se janë larguar nga MB.

Në shtëpinë  e futbollistit dyshohet se janë marrë ora me vlerë 300,000 £ dhe bizhuteri./E.T

Vodhën shtëpinë luksoze të futbollistit të njohur,

Vodhën shtëpinë luksoze të futbollistit të njohur,