Spanjë/ Zbulohet azili i braktisur, kishte të moshuar të vdekur në krevate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar nga koronavirusi në Spanjë ka bërë që ushtria të zbresë në terren dhe të merret me kontrollin dhe dezinfektimin e vendit.

Gjatë një kontrolli të ditës së hënë ushtarët e këtij vendi kanë gjetur një shtëpi të moshuarish të braktisur dhe disa nga trupat e tyre në krevat, bën të ditur ministria e Mbrojtjes.

Prokuroria spanjolle tha se kishte nisur një hetim në lidhje me ngajrjen makabre, raporton BBC.

Duke qenë vendi i dytë në Evropë me numrin më të madh të viktimave dhe të të prekurve nga Covid-19, Spanja e ka kthyer një shesh patinazhi si vend për grumbullimin e arkivolëve të viktimave.

Ditën e hënë Spanja shënoi numrin më të lartë të vdekjeve 462 në 24 orë duke çuar numrin e viktimave në 2 182 në total.

Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles tha në kanalin privat Telecinco se qeveria:

“Do të tregohet e rreptë për mënyrën si të moshuarit do të trajtohen në shtëpi të moshuarish. Gjatë vizitave në këto shtëpi kujdesi ushtria ka gjetur disa azile totalisht të braktisur madje dhe me të moshuar të vdekur në krevat”- u shpreh ajo.

Ministrja më tej shtoi se stafi kujdestar i shtëpisë së të moshuarve ishte larguar për shkak të koronavisurit, ndërsa zyrtarë të shëndetësisë u shprehën se në situata normale trupat e viktimave vendosen në frigoriferë deri në momentin e shërbimit të funeralit, por në rastet e viktimave që dyshohet se kanë humbur jetën nga koronavirusi lihen në krevat deri në momentin kur një staf i veçantë i funeraleve i tërheq./Fjala.al/

Të fundit

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Lajme të tjera

Web TV