Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të nisin prodhimin e përbashkët të armëve, një veprim që do t’i mundësojë Kievit të nisë prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, tha presidenti Volodymyr Zelensky, në përmbyllje të vizitës së tij në SHBA.

Përmes një video-adresimi, Zelensky tha se marrëveshja afatgjatë do të krijojë vende të reja pune dhe një bazë të re industriale në Ukrainë, ekonomia e të cilës është shkatërruar nga pushtimi rus, që nisi vitin e kaluar.

“Ishte shumë e rëndësishme vizita në Uashington që solli rezultate shumë të rëndësishme. Ne do të punojmë së bashku që Ukraina të prodhojë armët e nevojshme së bashku me Shtetet e Bashkuara. Bashkëprodhimi në sektorin e mbrojtjes me SHBA-në është një gjë historike”, tha Zelensky.

Kievi ka intensifikuar përpjekjet për të rritur prodhimin e brendshëm të armëve pasi është rritur shumë kërkesa për armë në Ukrainë, shtet që 19 muaj po përballet me pushtimin e paprovokuar rus.

Presidenti ukrainas tha se Ministria për Industritë Strategjike, që do të mbikëqyrë prodhimin në Ukrainë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me tri shoqata, ku bëjnë pjesë mbi 2.000 kompani amerikane të mbrojtjes.

Ukraina varet shumë nga mbështetja që Perëndimi duke i dërguar armë. Për të ulur këtë varësi, Zelensky dhe ekipi i tij po kërkojnë të bëjnë reforma në industrinë e mbrojtjes së Ukrainës, për të modernizuar armët e prodhuara në shtet dhe për të rritur furnizimet në vijën e frontit./I.S

Të fundit

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV