Lavrov sulmon Shqipërinë/ kundër kandidaturës sonë për Këshillin e të Drejtave të Njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur Shqipëria ka marrë për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe vendi ynë po garon për të marrë edhe drejtimin e Këshillit të të Drejtave të njeriut, Moska duke e frikësuar nga angazhimi i Tiranës zyrtare për të diskutuar gjithnjë e më shumë mbi agresionin e paligjshëm të Rusisë në territorin ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Anthony Guterrez që të parandalojë përfshirjen e zyrtarëve të ndryshëm që përfaqësojnë struktura të OKB-së në nisma të politizuara në kontekstin e krizës në Ukrainë.

Ky njoftim u bë nga Ministria e Jashtme Ruse pas një takimi që ministri i Jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov pati me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në margjinatat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Reagimi i Rusisë erdhi vetëm një ditë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama, nën rolin e presidentit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB u përplas me ambasadorin rus sa i përket axhendës ku ishte planifikuar edhe një fjalim i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndodhej për herë të parë fizikisht në OKB që prej nisjes së luftës në një mbledhje të organizuar nga Shqipëria.

Ishte pikërisht kryeministri Rama i cili përgjatë kësaj mbledhje kushtëzoi ambasadorin rus në OKB duke i thënë të ndalte luftën në Ukrainë dhe atëherë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të fliste.

Marrja e presidencës së Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizmi i një mbledhje nga Shqipëria që bëri jehonë në mediat ndërkombëtare me sa duket i ka lënë një shije të hidhur Moskës, e cila ka kërkuar tanimë që diskutimet mbi Ukrainën të kufizohen jo vetëm brenda Këshillit të Sigurimit por në të gjitha strukturat e OKB-së./I.S

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV