A vihet shtatzënia në rrezik nëse ju plasin ujërat para kohe?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plasja e ujërave është pjesë normale e lindjes, por nëse kjo ndodh përpara se fëmija juaj të jetë gati për të ardhur në jetë, quhet shpërthim i parakohshëm i membranave (PROM), që prek deri në 10% të grave shtatzëna. Nëse ndodh të përjetoni diçka të tillë, kjo mund të çojë në komplikime dhe mund të nevojitet të qëndroni në regjim shtrati, por kjo nuk do të thotë se fëmija juaj do të lindë menjëherë.

Rreziku më i madh nga PROM është infeksioni, meqenëse lëngu amniotik parandalon bakteret dhe mikrobet që mund të infektojnë fëmijën tuaj. Sapo këto membrana të çahen, fëmija juaj është më i prekshëm, prandaj duhet t’ju kontrollojë mjeku për të vendosur se ç’do të bëni më pas.

Nëse kjo ndodh pas javës së 34, ju mund të lindni në atë kohë, pasi bebet në këtë moshë lindin pa asnjë komplikacion. Në rast se ndodh përpara kësaj kohe, mjeku mund t’ju japë antibiotikë për të shmangur infeksionet e mundshme, plus steroidet për të ndihmuar zhvillimin e mushkërive të fëmijës suaj.

Pasi të keni arritur 34 javë, mjeku do t’ju kontrollojë për të parë nëse mushkëritë e fëmijës suaj janë zhvilluar majftueshëm për të lindur.

Edhe pse shkaqet e PROM nuk janë kuptuar plotësisht, disa gra janë më të rrezikuara, dhe këtu bëjnë pjesë ato që pinë duhan, që janë shtatzënë me binjakë ose më shumë, apo që kanë probleme si tensioni i lartë i gjakut./E.Ç

Të fundit

Berisha “shuplakë” Gaz Bardhit: Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi

Berisha u kthye nga Portugalia. Nga vendi ekzotik, u dallua se vapa kishte bërë të vetën. “Isha në Porto...

Mazhoranca miraton strategjinë kundër dezinformimit dhe aktin për buxhetin 2025

Në përfundim të seancës së fundit plenare të Kuvend janë miratuar edhe të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës. Kuvendi miratoi me 72...

Nga Spanja, Portugalia dhe Anglia, bota e futbollit vajton vdekjen e Diogo Jota

Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme pas vdekjes së Diogo Jotës. Ish-sulmuesi i Liverpoolit humbi jetën tragjikisht së bashku me vëllanë e...

Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, nis gara për mbrojtësin francez

Castello Lukeba është në qendër të vëmendjes këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi i Leipzig ka klauzolë largimi 90 mln euro, por klubi gjerman është gati...

BE dhe SHBA, po vjen marrëveshja e re për të shmangur ‘betejat’ me tarifa

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po afrohen drejt një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare, në përpjekje për të shmangur vendosjen e tarifave 50% mbi...

Lajme të tjera

Web TV