Zgjedhjet në Kukës/ Halilaj përballë Vatës, si po ecën procesi dhe pjesëmarrja e votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e Kukësit votojnë sot për kryebashkiakun e ri.

Në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj, i cili garon përballë Emri Vatës, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’, pasi PD-ja e Bashës nuk mori pjesë në votime.

Ashtu siç e përcakton dhe rregullorja e KQZ-së, qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Sipas raportimeve në media bëhet me dije se procesi deri më tani po ecën shumë qetë dhe pa problematika.

Janë 45 mijë e 946 qytetarë të Kukësit që do të hedhin votën për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Procesi do zhvillohet në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.

  • Pjesëmarrja në votim

Zgjedhjet në Kukës po vazhdojnë me ritme normale dhe deri në këto momente nuk raportohet për incidente.

Deri në orën 09:00, kanë votuar 4.13% e qytetarëve me të drejtë vote, një pjesëmarrje jo shumë e lartë por që pritet të ndryshojë gjatë ditës./   S.M

Të fundit

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Lajme të tjera

Web TV