Si ndikon dielli te filler-at në fytyrë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se vera po ia kalon stafetën vjeshtës, sërish këto ditë të fundit të shtatorit ngjajnë me verën e ngrohtë dhe me temperatura të larta. Kremrat mbrojtës kundër diellit janë vetëm një anë e përkujdesjes ndaj lëkurës, por ka ardhur momenti që dermatologët t’i japin përgjigje një prej pyetjeve që mund të kenë shumë goca: A ndikojnë rrezet e diellit tek filler-at (mbushësit) e fytyrës!

Acidi hialuronik është një substancë natyrale që gjendet në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar dhe të shëndetshme. Kur ky acid injektohet në dermë (një nga shtresat e lëkurës) trajton një sërë shqetësimesh nga rrudhat, buzët e holla, vijat anash gojës, trajtimi i rrathëve poshtë syve etj.

Sipas dermatologes Jennifer Lee, llojet e mbushësve të acidit hialuronik ndryshojnë nga njëri-tjetri, në varësi edhe të sasisë që injektohet. Por, kur fytyra ekspozohet ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit, rrezet UVA (dëmtojnë lëkurën edhe në ditët me re), apo UVB (rrezet që shkaktojnë diegie në lëkurë), ato mund të depërtojnë në dermë. Nëse kontakti me diellin zgjat shumë, ekziston mundësia e shkatërrimit të rezervave të acidit hialuronik natyral, shpjegon dermatologia Jessie Cheung. Ekspozimi i tepërt në diell bën që mbushësit e lëkurës të treten më shpejt duke zbërthyer acidin hialuronik.

Për këtë fenomen u pyetën mbi 15 dermatologë dhe kirurgë plastikë që në fakt kanë mendime të ndryshme për shkak të faktorëve të ndryshëm:

E para ka të bëjë me termin ekspozim ndaj diellit. Natyrisht, ne e dimë se ekspozimi UV në përgjithësi shkatërron kolagjenin, elastinën dhe acidin hialuronik, por është e vështirë të përcaktohet sasia e rrezeve kur ekspozoheni në diell. Nuk ka një kohëzgjatje specifike të ekspozimit në diell që shkakton prishjen e acidit hialuronik. Ajo ndryshon nga personi në person. Por, dihet se ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë, mund të shpërbëjë acidin hialuronik.

Lexo edhe :  Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi (VIDEO)

Pika e dytë ka të bëjë me faktorët e tjerë që ndikojnë te acidi hialuronik. Ritme të ndryshme të shpërbërjes së mbushësve varen nga lloji i mbushësit të përdorur dhe vendet e trajtimit. Ndonëse ekspozimi në diell mund të jetë një faktor kryesor, problemet vijnë edhe nga pirja e duhanit, humbja e peshës, ilaçet e caktuara si edhe metabolizmi i pacientit.

Po kërkimet shkencore? Kjo ndarje mes mjekëve ekziston sepse nuk ka pasur një studim ku ata të kenë injektuar mbushës në lëkurën e njeriut, ta kenë nënshtruar lëkurën ndaj ekspozimit UV dhe më pas të kenë bërë biopsi të lëkurës për të krahasuar lëkurën para dhe pas.

Por, të gjithë e dinë se ekspozimi i zgjatur në diell pas injeksioneve në fytyrë rrit rrezikun e inflamacionit, ënjtjes, zgjat mavijosjen dhe çon në hiperpigmentim në zonën e injeksionit./E.Ç

Të fundit

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet me ndotje të rëndë nga...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

Lajme të tjera

Web TV