Pomovohet shumë por lëngu i panxharit bën dëm në disa raste, ja problemet që shkakton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëngu i panxharit nëse pihet i pa përzier me ndonjë frut tjetër është i vështirë për t’u gëlltitur.

Megjithatë, besimi i patundur që ai përmirëson furnizimin e gjakut me oksigjen, e bën atë shpesh herë të nevojshëm. Për fat të keq, panxhari përmban sasi të larta të oksalatit, një substancë që rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe trazon stomakun.

Këto janë vetëm 2 nga problemet që mund të shkaktojë lëngu i panxharit të kuq në organizëm.

Ekspertët, rekomandojnë pirjen e moderuar të lëngut të panxharit për të shmangur efektet e mëposhtme.

Gurët në veshka
Njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka, ose ata që janë të predispozuar të preken nga ky problem duhet të shmangin lëngun e panxharit. Kjo ndodh sepse panxhari përmban shumë oksalat, që është një substancë nxitëse për formimin e gurëve në veshka.

Ulje të tensionit të gjakut
Lëngu i panxharit mund të ulë tensionin e gjakut.
Kjo veçori është diçka e mirë nëse ju përpiqeni të mbani tensionin në nivele të ulëta.
Por nëse ju merrni medikamente për uljen e tensionit dhe ndërkohë pini edhe lëng panxhari, atëherë tensioni mund të ulet në nivele të rrezikshme.

Trazira në stomak
Sipas të dhënave nëse lëngu i panxharit pihet në sasi të mëdha, atëherë ai mund të shkaktojë trazira në stomak.

Ky lëng përmban disa lloje karbohidratesh që janë problematike për njerëz që kanë një stomak ose zorrë të ndjeshme.

Për këtë arsye rekomandohet që lëngun e panxharit ta pini në sasi të vogla e të tretur me lëngje të tjera frutash që trupi të mësohet ngadalë.

Përmbajtje e lartë e sheqerit
Në 100 gramë panxhar gjenden 7 gramë sheqer.

Lexo edhe :  Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Megjithatë, indeksi i glicemisë së panxharit konsiderohet mesatar. Me fjalë të tjera, ju mund të konsumoni lëngun e panxharit për sa kohë nuk ka sheqerna të shtuara.

Për më tepër, duhet të siguroheni që regjimi juaj ushqimor është i ekuilibruar dhe i pasur me ushqime të tjera të shëndetshme e pa sheqerna.

Sasia e rekomanduar: 1 gotë me lëng për 3 herë në javë
Ekspertët rekomandojnë pirjen e tre gotave me lëng panxhari të përzjerë me fruta si mollë dhe karrotë, në një javë.

Ju duhet gjithmonë të konsultoheni me një mjek përpara se të merrni doza të larta të lëngut të panxharit.

Kjo sidomos në rast se jeni duke marrë barna për uljen e tensionit./E.Ç

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV