Metoda japoneze për të kursyer 35% të pagës çdo muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithëve u ka ndodhur që paratë që marrim nga rroga të zhduken shumë më herët nga sa prisnim dhe aty fillojnë vështirësitë e vërteta.

Një metodë origjinale japoneze e quajtur kakeibo, mund të hyjë në jetën tuaj dhe të ndryshojë faktet, sipas cnbc. Metoda specifike që mat mbi 100 vjet jetë, premton të kursejë çdo muaj 35% të pagës suaj dhe shumë para në vit.

Gjëja kryesore që duhet të bëni është që në fund të çdo muaji të merrni pak kohë për të regjistruar atë që keni shpenzuar. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku kanë shkuar paratë tuaja dhe veçanërisht cilat kanë qenë shpenzimet tuaja të panevojshme.

Hulumtimet kanë vërtetuar vazhdimisht përfitimet e shumta të të shkruarit me dorë: mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshime pozitive duke ju inkurajuar të identifikoni arsyet e zakoneve tuaja të këqija që ju pengojnë të kurseni.
Sipas metodës kakeibo, duhet t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj që mund të mos jenë aq të nevojshëm. Pyetjet janë si më poshtë:

– A mund të jetoj pa këtë artikull?
– A do ta përdor në të vërtetë?
– A kam nevojë për të?
– Si e pashë për herë të parë? (A e pashë pasi u futa në një dyqan nga mërzia?)
– Cila është gjendja ime e përgjithshme emocionale sot? (A ndikon në blerjen që dua të bëj?)
– Si ndihem për blerjen e tij? (I lumtur? I emocionuar? Indiferent? Dhe sa do të zgjasë kjo ndjenjë?)

Në fakt me këtë metodë ju gjithmonë mendoni dy herë përpara se të bëni një blerje.
Kur të kuptoni se ku shpenzoni pa nevojë, do të ndaloni së bërë dhe do të kurseni shumë para në muaj, madje 35% të pagës suaj./E.Ç

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV