Rrugorja e Shkodrës në aksion/ Gjoba të shumta për shoferët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet e shumta, për shkak të fillimit të vitit shkollor. Mësohet se gjatë 2 javëve të fundit, janë proceduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Sakaq, janë ndëshkuar me gjoba drejtues të shumtë mjetesh, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar, për shkak të fillimit të vitit shkollor.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë proceduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

  • Janë ndëshkuar 994 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
  • Janë ndëshkuar 137 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara
  • Janë ndëshkuar 42 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
  • Janë ndëshkuar 92 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • Janë ndëshkuar 75 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • Janë ndëshkuar 101 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj./I.S

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV