Dramatike/ Djali 12-vjeçar i Alma Kaçit në “burg”, po shlyen gabimin e nënës (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
    

Gruaja që u shfaq në vieeon erotike të Safet Gjicit në korrik të këtij viti, Alma Kaçi, nuk po vuan vetëm dënimin ligjor brenda mureve të shtëpisë, por dhe opinionin publik.

Ajo që e bën më të rëndë situatën është se prej gabimeve të nënës së tij, po vuan edhe djali 12-vjeçar i saj.

Pak ditë më parë, Alma Kaçi në një intervistë televizive, deklaroi se pronari i shtëpisë ku rri me qera i ka prerë ujin dhe dritat në mënyrë që ta nxjerrë nga banesa, dhe të gjitha këto penalizimi po i vuan mbi kurriz 12-vjeçari.

Zhaklinë Lekatari, ka publikuar në instagram një foto ku shihet djali 12-vjeçar i Almës, i cili duhet të mësojë brenda kushteve të tmerrshme edhe pse jemi në shekullin e 21.

Një fëmijë i ulur, 12-vjeçar, që mëson nën dritën e telefonit dhe qiririt, edhe pse nëna e tij i paguan faturat rregullisht, po është penalizuar për nja gabim të sajin, për të cilën përveçse ka marrë një dënim nga shteti, tashmë po dënohet për herë të dytë edhe nga individi.

Postimi i Zhaklinë Lekatarit:

Ky është djali i Alma K ( foton po e postoj me lejen e saj) i cili nuk duhet të vuajë pasojat e veprimeve të njërit prej prindërve të tij.

Djali 12 vjeç po mban peshën e pasojave të veprimeve për të cilat nuk është përgjegjës. Ai duhet të ketë mundësi të jetojë me dinjitet dhe të ketë shërbime bazike si drita e ujë.

Po ju rikujtoj disa nga të drejtat që fëmijët kanë në këtë vend.

Çdo shtet duhet të sigurojë, në maksimumin e mundësive të tij, zbatimin e të drejtave të fëmijës.

Çdo fëmijë ka të drejtë për të jetuar dhe mbijetuar. Shteti duhet të garantojë zhvillimin fëmijës dhe të rinjve./e.t

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zhaklin Lekatari (@zhaklin.lekatari)

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV