Rregjistrimet në universitete, Manastirliu bën lëvizjen urgjente për degët prioritare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa mbeten edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri akademik, rreth 18 mijë nxënës, nga 20 mijë në total, tashmë janë regjistruar në universitet. Sipas rrjetit akademik shqiptar, programet më të kërkuara mbeten ato tradicionalet ndërsa 40 degët e shpallura me prioritet kombëtar mbeten thuajse në të njëjtat nivele.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se do të bëhet profilizimi i universiteteve në mënyrë që të përditësohen në varësi të kërkesave aktuale që ka tregu i punës. “Duhet të bëhet një vlerësim i programeve ekzistuese për profilizimin e universiteteve. Ne po shohim sot që regjistrimet në kuadër të kuotave që ju keni parashikuar dhe që ne ju kemi dhënë, nuk janë në 100% të plotësimit të tyre, ndaj, duhet bërë një vlerësim se s’mund të ketë më përputhshmëri, se si mund të përmirësohen”, tha Manastirliu.

Sa i takon arsimit profesional dy vjeçar, gjatë takimit në universitetin e Durrësit, pedagogët sugjeruan ndryshime në ligjin e arsimit të lartë. Sipas ministres Manastirliu, shumë shpejt do të miratohet ligji për shkencën i cili do të hapë rrugën që universitetet të kthehen në bërthama të kërkimit shkencor./e.t

Të fundit

Adriatik Lapaj kërkon votën në Durrës: Na jepni shansin të tregojmë çfarë dimë të bëjmë!

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga Durrësi ka kërkuar votën, ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga...

“La Repubblica”: Shqipëria po gërryhet nga erozioni, një ishull u zhduk

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një...

Në listën e hapur të Tiranës, Idrizi: Të maksimalizojmë rezultatin në këto zgjedhje

Kreu i PDIU, Shpëtim Idirizi, i cili kandidon për deputet në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se ka marrë këtë vendim për...

Për herë të parë në histori një dron detar ukrainas rrëzon avionin rus

Për herë të parë në histori, një dron ukrainas ka arritur të rrëzojë një avion luftarak rus duke përdorur raketa tokë-ajër. Ky është një...

“Do vazhdojmë punën me çështjen e pronësisë”- Rama batuta me Tavon në Himarë: Je qejfli!

Gjatë fjalës së tij në çeljen e sezonit turisitik në Himarë, kryeministri Edi Rama është ndalur te çështja e titujve të pronësisë, ku tha...

Lajme të tjera

Web TV