Tregu i parasë, Banka e Shqipërisë blen 100 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë, nga janari deri në tetor 2019, ka blerë rreth 100 milionë euro nga bankat e nivelit të dytë. Arsyeja lidhet me krijimin e rezervës valutore dhe mungesën e parasë. Sasia e madhe e eurove të blera tregon koston e lartë me të cilën po ndalon BSH pikiatën e euros.

Veprime me bankat e nivelit të dytë

Sipas raportit të bërë publik nga BSH, në përputhje me vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare të datës 18.12.2018 për të blerë valutë nga bankat e nivelit të dytë gjatë vitit 2019, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë, gjatë periudhës, ka organizuar 5 ankande të blerjes së valutës në përputhje me kalendarin e publikuar si më poshtë:

Në ankandet e organizuara nga Banka e Shqipërisë janë blerë 42.10 mln euro pas 39.20 mln eurove dhe 18 mln eurove të blera në dy 3-mujorët e mëparshëm, duke çuar totalin e blerjeve për vitin 2019 në 99.30 mln euro. Në të gjithë rastet, Banka e Shqipërisë ka përdorur opsionin e blerjeve në raundin e dytë, sikurse parashikohet në rregullore.

Tregu i parasë

Gjatë tremujorit të tretë 201,9 ndërhyrjet e BSH-së në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.  Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur në 33.61 mld lekë, kundrejt përkatësisht 26.88 mld lekëve dhe 22.16 mld lekëve në 3-mujorët e mëparshëm.

Mungesa e likuiditetit ka qenë 29.30 mld lekë në fillim të periudhës dhe ka rënë në fund të muajit gusht në 25.80 mld lekë. Në pjesën e mbetur të periudhës, mungesa e likuiditetit është rritur gradualisht në 32.70 mld lekë në fund të periudhës.

Ndërhyrjet në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore kanë ndikuar në rritjen e likuiditetit të përhershëm në sistemin bankar me 5.15 mld lekë. Duke marrë në konsideratë edhe rritjen në portofolin e bonove të thesarit të Bankës së Shqipërisë me 0.65 mld lekë, efekti total i faktorëve që ulën mungesën e likuiditetit shkoi në 21.70 mld lekë.

Lexo edhe :  Po e luftojmë korrupsionin?/ Çfarë thotë “Transparency International”

Faktorë që kanë ndikuar në rritjen e mungesës së likuiditetit gjatë periudhës ka qenë rritja e parasë në qarkullim me 9 mld lekë, si dhe rritja e likuiditetit në llogaritë e qeverisë me 15.31 mld lekë. Maturimi i marrëveshjes SËAP të BSH-së me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ka ndikuar në uljen e likuiditetit në llogarinë e qeverisë për 3.73 mld lekë.

Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë ka përdorur instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, për mesatarisht 22.06 mld lekë ose afër 66% të injektimeve totale kundrejt 76% në 3-mujorin e mëparshëm. Pesha e injektimeve të gjata është luhatur gjatë periudhës në 30-40%.

Operacioni rregullues për tërheqje njëditore nuk është përdorur as gjatë këtij 3-mujori, ndërsa operacionet e injektimit njëditor të likuiditetit janë përdorur në 4 raste, për mesatarisht 2.40 mld lekë, 3 prej të cilëve në ditët e fundit të rezervës së detyrueshme të muajit shtator.

Përdorimi i operacioneve lehtësuese nga sistemi bankar

Sistemi bankar ka përdorur depozitën në BSH për mesatarisht 6.49 mld lekë, kundrejt 7.10 mld lekë në pjesën e parë të vitit dhe 5.43 mld lekë në pjesën e dytë të vitit 2018. Instrumenti i kredisë njëditore është përdorur në 3 raste për shuma 0.6-1.1 mld lekë.

Operacionet për menaxhimin e portofolit të Bankës së Shqipërisë

Gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2019, portofoli i Bankës së Shqipërisë është rritur me 0.65 mld lekë. Gjatë periudhës ka pasur ulje të pjesëmarrjes së BSH-së në ankande për 2.05 mld lekë bono thesari 12-mujore dhe janë blerë në tregun sekondar 2.70 mld lekë bono thesari 12-mujore. Me poshtë ecuria e vlerës së portofolit të BSH-së në vite.

                Veprime me institucione të tjera

Gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2019 është maturuar marrëveshja e vetme SËAP e pamaturuar, për shumën 3.73 mld lekë. Blerjet e zakonshme të valutës nga institucionet e huaja kanë qenë 1,365.29 mijë USD, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë veprim të shitjes së valutës.

Të fundit

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh konsumatorëve i ndodh që në...

“Më kujtohet hera e parë që hyra në Bashkinë e Tiranës”:Korridori i zhytur në tym duhani

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Rama duke folur edhe për arrestimin e...

Lajme të tjera

Web TV