Nga bashkëpunimi me Berishën te aksioni opozitar/ Meta: Jemi gjithmonë në vijën e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pas rezultatit zhgënjyës të koalicionit “Bashkë fitojmë” më 14 maj por edhe me ripërsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, ku kanduidati i tyre Emri Vata pësoi një disfatë të thellë përballë socialistit Albert Halilaj, PL dhe PD do të vijojnë bashkëpunimin.

Kjo u konfirmua nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një intervistë për Faxnews. Megjithatë i pyetur për aksionin opozitar dhe protestat e paralajmëruara si nga ai dhe Berisha, Meta nuk dha një datë se kur do të nisin.

Meta: Ne jemi gjithmonë ne vijën e parë të luftës për të rivendosur shtetin e së drejëts, demokracine, pluralizmin politik, llogaridhënien dhe në bashkëpunojmë me të gjithë që janë në këtë drejtim, sic kemi bashkëpunuar me PD.

Për ne është e rëndësishme që opozita të shumëfishojë përpjekjet e saj për të unifikuar qëndrimet përballë regjimit, kjo mbetet vendimtare dhe për të bërë funksionale parimet e Kushtetutës tonë që janë edhe parimet evropiane./   S.M

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV