Serbia rikthen 2 brigadat famëkeqe, kryen vrasje masive Kosovë e Bosnje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se 13 vjetësh Serbia ka aktivizuar përsëri dy brigadat të cilat kishin kryer krime në Bosnje e Kosovë. Bëhet fjalë për Brigadën 63 të parashutistëve dhe atë 72 për operacione speciale. Këto dy brigada janë riaktivizuar përsëri pasi ishin shkrirë në vitin 2006 Brigadën Speciale.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, teksa ka folur në lidhje me këto ndryshime, ka thënë se këto dy brigada kanë qenë gjithmonë me popullin serb.

“Sa herë që popullit serb i kërcënohej rreziku nga masakrat dhe shkatërrimi, këto që mbanin këta emra ishin me të. Vetëm një popull mosmirënjohës dhe vetëm një ushtri jo çlirimtare, që komandohet nga të huajt, do të vendoste të humbë emrat Brigadës së lavdishme 72 dhe asaj 63, dhe t’i hedh në të kaluarën”, ka thënë Vulin, shkruan RSE.

Këto dy brigada si njësi elitare, fillimisht të APJ-së, Armatës Popullore të Jugosllavisë, e pastaj të Ushtrisë Jugosllave, nga viti 1991 deri më 1999 kanë marrë pjesë në luftëra në ish-Jugosllavi, ka thënë hulumtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare Jovan Kollariq.

“Ajo për çka mbahen mend më së shumti pa dyshim është pjesëmarrja e Brigadës 72, e pastaj edhe pjesë të Brigadës 63 parashutiste, në rrethimin e Sarajevës, përkatësisht që të dy këto brigada u dërguan atje në dhjetor të vitit 1993 në zonën e Vogoshqës, me detyrë që të marrin kontrollin e malit Zhuç, një pikë me rëndësi strategjike për forcat serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Këtë të dhënë e kemi marrë vesh nga aktgjykimi i Tribunalit të Hagës ndaj Momçillo Perishiqit”- ka thënë Kollariq.

Po ashtu Brigada 63 parashutiste mbahet në mend për pjesëmarrjen në operacionin “Reka” më 27 prill të vitit 1999 në Kosovë.

Lexo edhe :  Martohet vajza e vetme e Ibrahim Rugovës, Teuta!/ Fotot nga ceremonia familjare

“Kur kjo njësi, bashkë me njësi të tjera të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe MUP-it të Serbisë merrte pjesë në operacionin “Reka”, në të cilin u vranë së paku 350 civilë shqiptarë, nga territori i luginës së Rekës, në perëndim të Gjakovës, u dëbua thuajse e gjithë popullsia shqiptare” , ka thënë Kollariq, duke rikujtuar se trupat e 309 viktimave nga ky operacion janë gjetur në varrezat masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit.

Ai ka shtuar se ky operacion është dokumentuar në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës, me të cilat janë dënuar zyrtarët ushtarakë e policorë të Serbisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniq, shefi i Armatës së Tretë Nebojsha Pavkoviq, shefi i Shtabit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Kosovën, Srten Llukiq, shefi i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq dhe shefi i Drejtoratit të resorit të Sigurimit Publik të MUP-it të Serbisë, Vllastimir Gjorgjeviq.

‘Brigada 63 Parashutiste’ dhe ‘Brigada Speciale 72’ janë dekoruar me Urdhrin e Heroit të Popullit në tetor të vitit 1999 dhe me Urdhrin e Flamurit Luftarak në qershor të vitit 2000 në kohën e regjimit të presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqit.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV